02:12 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Një diktator ende pa diktaturë”, Manjani për Ramën: Nëse merr 71 mandate i vetëm, ta gëzojë Shqipërinë!

10:52 | 22/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllja e listave, Manjani: Partitë të mos komentojnë listat e njëra-tjetrës, kanë konflikt interesi

“Një diktator ende pa diktaturë”, kështu e ka titulluar shkrimin e tij ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani. Sipas tij tezat e hedhura në publik nga kryeministri Rama që ka braktisur detyrën tashmë, janë teza diktatori.

“I kemi dënuar kolektivisht në vitet ’90 këto teza që mbisunduan pushtetin dhe shtetin komunist. I quajtëm kolektivisht teza diktature dhe mbartësit e tyre (drejtues të PPSH dhe pushtetit atëherë) diktatorë.

Këto teza na i ri-sjell në vemendje dhe si alternativë politike Edi Rama”, shkruan ndër të tjera Manjani.

STATUSI:

Një diktator ende pa diktaturë.

Tezat politike të hedhura në publik nga Kryeministri, që ka braktisur detyrën tashmë, janë teza diktatori.

I kemi dënuar kolektivisht në vitet ’90 këto teza që mbisunduan pushtetin dhe shtetin komunist. I quajtëm kolektivisht teza diktature dhe mbartësit e tyre (drejtues të PPSH dhe pushtetit atëherë) diktatorë.

Këto teza na i ri-sjell në vemendje dhe si alternativë politike Edi Rama.

Cfarë propozon Edi Rama?

  1. I gjithë pushteti të jetë i PS (nenkupto i tij). Në kushtetutën e shtetit komunist parashikohej roli udhëheqës i PPSH (sot PSSH). Partia ishte në shtet e në pushtet. Edhe Rama këtë do. Të jetë e vetme në pushtet e të drejtojë çdo gjë vetë; administratën, policinë, prokurorinë, gjykatat e madje edhe politikën.

Qeveria tashmë është shpallur Tepsi dhe si e tillë ajo duhet të mbajë ushqim të bollshëm për udhëheqjen. Populli ishte dhe mbeti te bari. Ky i fundit ushqehet me sallatë jeshile dhe canabis… pra bar!

  1. Gjykatësit dhe prokurorët që janë të pavarur nga vija e Partisë në pushtet, do Vettohen! Pra do largohen si të papërshtatshëm me vijën e partisë. 
    Këtë lloj reforme di Edi Rama! Këtë gjë propozon në çdo rast: “po vjen vetting-u, për gjykatësit që vendosin kundër meje.” ” kush vendos kundër Ramës është i korruptuar” (Enveri i quante Kulakë, tradhetar, dezertorë sipas rastit). Rama i quan “vrasës me pagesë”. Asnjë dallim!
  2. Kush flet dhe mendon kundër pushtetit të udhëheqësit, ndëshkohet! Disa herë Rama mori nismen e rikthimin te kriminalizimit te Shpifjes dhe fyerjes. Një variant i kohës së sotme për Agjitacionin e Propagandën e kohës së shkuar. Por nuk e lamë! Sidoqoftë kushdo flet e mendon kundër tij, shpallet armik dhe ndëshkohet me çdo mjet që ekziston!
  3. Partitë e tjera quhen ose të mbushur me borgjezë e kulakë, ose me armiq të popullit e partisë. Këtë thotë çdo ditë Edi Rama, kur flet për tepsinë, duke harruar që është vetë shefi i tepsisë.

Pikpamjet e tij për partitë e tjera janë raciste dhe të dënueshme nga çdo konventë.

Oponenca quhet armike! Kjo shprehet në fjalët “llum” apo “kazan”…

Këto e të tjera që zoteria këput çdo ditë na kujtojnë vetëm diktatorët që duan të vendosin diktaturën.

Rama i ka të gjitha cilësitë e diktatorit, por ende i mungon sistemi (pushteti absolut dhe drejtësia). Këto po kërkon ti ketë.

Si të gjithë diktatorët zgjedhjet i quan bast. O i marr të gjitha, o i lë të gjitha! Tentoi ne 2009 me këtë bast, por e humbi! Të shohim këtë radhë!

Nëse merr 71 mandate i vetëm, ta gëzojë Shqipërinë! Por nëse nuk i merr duhet ta lërë Shqipërinë!

Cilado parti që do ti jepte oksigjen këtij bastexhiu diktator, do tradhëtontë demokracinë!

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramamanjaniylli manjani
Pas

FOTO NGA LART/ Pjesëmarrja e ulët e njerëzve në takimin e PS-së në Njësisë 9 në kryeqytet

Para

Publikoi videon me shqiptarin e ardhur nga Amerika për të votuar PS-në, komentuesit “masakrojnë” Ramën: Sa e ke paguar?

Para
“E meriton të bëhesh demokrat meqë ke qeverisur kaq keq”, si i përgjigjet Rama-qytetarit

Publikoi videon me shqiptarin e ardhur nga Amerika për të votuar PS-në, komentuesit "masakrojnë" Ramën: Sa e ke paguar?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.