09:29 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një ditë me Edi Ramën

09:56 | 14/07/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një ditë me Edi Ramën

Një ditë me Edi Ramën, kush tjetër mund të ishte përveç ‘’Lolitës”. Sigurisht me imagjinatë dhe humor, “Lolita” na jep anën tjetër të një axhende ditore të kryeministrit, nga takimet e shumta, te zgjimi i mëngjesit me disa ushtrime fizike.

E më tej me mesazhe të shumta për liderë botërorë, pa harruar sigursiht as pikturimi gjatë mbledhjes së qeverisë, ndrërkohë që në drejtim lë Niko Peleshin.

Personazhet janë të vërtetë dhe real, për ndodhitë e përshkruara nga “Lolita” sigurisht që mund të ketë edhe dyshime. 

Një ditë me Edi Ramën

8:00 Dielli lind mbi Surrel, dëgjohen pulat dhe drita e mëngjesit shkëlqen kudo, por në dhomën e gjumit të Edit dritë nuk ka: aty drita s’hyn sepse dhoma e Edit s’ka dritare! 
Bie celulari.

Edi zgjohet dhe lexon:

“Mirëmengjes Lider, më poshtë axhenda për sot. Endri!”

Rama lexon me vëmendje axhendën e grupuar në Ditëlindje gazetarësh, mesazhe për liderët e rajonit, mesazhe për liderët e Evropës, mesazhe (+400) për Donald Trump, mesazh privat për Ivanka Trump me spond për babin, mesazh për Allegrin, mesazh për lojtarët e Juves, barsoleta me PD, një paragraf që tall bythën me Erjon Braçen.

8:02 Rama i përgjigjet Fugës “Rrofsh o shkërdhatë! Herë tjetër më lër të fle rehat!”

8:30 Në oborrin e Surrelit nis stërvitja e Ramës. Dhjetë pompa toke, dhjetë muskuj barku dhe 10 sprinte. Eduard Shalsit që rastësisht i kalon rruga andej i buzëqesh fati: urdhërohet të bëjë 200 pompa në prani të liderit. Nga pompa e 176 Shalsi vëren që liderit i ka humbur përqëndrimi dhe fshihet pas gardhit.

9:00 Rama i dërgon një mesazh kryetarit të opozitës: “Lul, je çun i mirë, faleminderit që zgjodhe Shqipërinë përpara Partisë.”

9:04 Rama i dërgon një mesazh Ilir Metës “Je njësh!”

9:30 Rama ka veshur kostumin serioz ndërsa me vete në një çantë Linda i ka lënë tutat që do përdorë në mbledhjen e qeverisë. Vetë është kujdesur të marrë lapustilat dhe penelat që i duhen për mbledhjen.

10:00 Nis mbledhja e qeverisë, nuk mungon asnjë. I duhen dhjetë sekonda për ti dhënë drejtim: “Siç e dini mbledhjen e drejton Niko, mos bëni zhurmë se më duhet të mbaroj një pikturë për Biennalen e Venecias. Është Biennale me dy ‘n’.”

11:00 Largohet nga mbledhja i mërzitur dhe urdhëron Fugën të çojë dhuratat për ditëlindjet e gazetarëve.

12:00 I çon një sms Angela Merkel: “Du bist.. frymëzimi im! Dashuria ime!”

12.01 Sms për Frederica Mogherinin: “Ciao da Edi”.

13:00 Hap Facebook dhe komenton për rreth 2 orë.

15:00 Lajmëron Fugën të marrë ne telefon Stefano Boerin sepse ka një plan në mendje.

17:00 Përfundon komunikimin me Stefano Boerin pasi ka vendosur që të bëjë një shtesë gjigande sipër kryeministrisë duke e kthyer në pavion kulturor me veprat e tij të artit dhe miqve të tij. Thërret bashkëpunëtorët e ngushtë Shkrelin, Lamen, Anri Salën. Me ta vjen dhe Endri Fuga.

17:02 Fuga largohet nga takimi sepse ngarkohet nga Rama me detyrën e rëndësishme për tu kthyer përgjigje komentuesve në FB dhe për t’u marrë me mbarëvajtjen e qeverisë.

17.05 Merr një sms konfidencial nga Fuga: “Shef më dërgo passëordin”. I gërthet në telefon: “Hiq_brekët 1234!..Jo ti Fuge! Jo ti! Pasëordi.”

18.00 Nga llogaria e Lindës blen një kopje të atleteve të Michael Jordan në E-Bay.

18.26 Merr një sms nga Frederica Mogherini: “Edi chi?” I feks ndërmend ti përgjigjet: “Edi di tuo nonno” por vetërmbahet për hir të sfidave të integrimit. Pas 3 minutash i kthen mesazh: “Edi, il Primo Ministro dell’ Kosovo.”

20:00 Lajmërohet nga Fuga që Basha ka dalë në një konferencë për shtyp pas gjashtë muajve heshtje. Rama i çon sms “Bravo Lul! Faleminderit dhe një herë!”

21:00 Në emision me Blendi Fevziun! “Jeni kazana të gjithë!”

24:00 Mbërrin në Surrel i lodhur, takon Lindën dhe përgatit rrobat për udhëtimin e nesërm drejt Londrës. Ka hapur një ekspozitë atje dhe me këtë rast do të takohet dhe me mikun e familjes Tony Blair.

24:05 Mesazh nga Romana Vllahutin: Edi dear, mos i bjer Çeskës në qafë. E trembe shumë me atë punën e Kosovës. Ha ha.”

24:06 Zgjon me mesazh Eduard Shalsin: “Home ku i ke ato 24 pompat? Nesër dikush të vijë ti bëjë në oborr. O ti o Mimi”

24.07 Mesazh nga Mimi Kodheli: “Edo je në terezi? Harroje që të vij të të bëj pompa në oborr. Më vjen turp nga Linda jote. Po tu desh gjësend fol vetë me Shtabin e Përgjithshëm.”

24.55 Mesazh nga Angela Merkel: “Du bist mein Schatz”.

24.56 Edi ia bën forëard mesazhin e Merkelit Frederica Mogherinit.

24.59 Edi Rama fle me një buzëqeshje lumturie të gdhendur në fytyrë.

 

Etiketa: axhendaedi ramaLOLITAnje dite me ramen
Pas

Shkolla e mesme në Përmet kthehet në magazinë droge, gjenden 41 kilogramë hashash

Para

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë, arrestohen dy të rinj në Elbasan

Para
Sekuestrohen 3 mina me telekomandë, arrestohen dy të rinj në Elbasan

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë, arrestohen dy të rinj në Elbasan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

Nga e hëna sekuestrohet bulmeti pa faturë! Tatimet nisin kontrollet në terren

Kryeministri i Australisë Albanese nis vizitën në Kinë, e përqendruar në tregti

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.