09:31 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një ditë para protestës, Kryemadhi: Vuçiç u tregua më i zgjuar dhe i shpejtë se Edi Rama

19:02 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një ditë para protestës, Kryemadhi: Vuçiç u tregua më i zgjuar dhe i shpejtë se Edi Rama

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se nuk ka të bëjë vetëm me protestën politike por për protestën ekonomike të qytetarëve.

Ajo bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të grupit, do të diskutohet “që të bëhemi gati për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse ne jemi të bindur që do të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve, dhe po mobilizojmë shtabet elektorale për ti bindur se po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme”.

Kryemadhi deklaroi se shteti shqiptar sot është i kapur, dhe kapja e tij sipas saj, ka pasuruar pesë veta dhe ka varfëruar më shumë shqiptarët.

Pak përpara fillimit të mbledhjes së ish-grupit parlamentar të LSI-së, Kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi foli për protestën e ditës së nesërme, për të cilën tha se do të jetë protestë kundra varfërisë.

Kryemadhi tha se tashmë ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të japin llogari para popullit për premtimet e pambajtura.

“Prandaj protesta e nesërme është një protestë në vazhdimësi të protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Dhe protestat që do të vijnë çdo ditë dhe më shumë do të jenë protestat kundër varfërisë dhe koalicioni opozitar do të jetë koalicion që do të rimëkëmbë ekonominë shqiptare dhe do të jetë ai koalicion që do t’i japë shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të pasur më shumë punë, për të mbajtur fjalën politikanët. Sepse janë mësuar në kaq vite që politikanët nuk e mbajnë fjalën. Por ka ardhur koha që politikanët të japin llogari përpara popullit dhe ta kenë frikë atë. Jo të ketë populli frikë politikanët”, tha Kryemadhi.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me rolin e deputetëvë të rinj në Parlament, Kryemadhi ironizoi ata duke thënë se “Nëse këta deputetë do të kthenin 400 mijë shqiptarët që kanë ikur nga kushtet e vështira dhe mungesën e kafshatës së bukës, nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë në Parlament do të krijojnë mundësinë që të rrisin rrogat, të ulin çmimin e energjisë elektrike, të ulin taksat e shqiptarëve, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë”, tha Kryetarja e LSI-së Kryemadhi.

Kryemadhi foli përpara gazetarëve edhe për përzgjedhjen e kandidatëve në radhët e partisë që drejton për zgjedhjet e lokale dhe të përgjithshme. “Ne nuk do të lejojmë kandidatë me të kaluar kriminale, me një mandat që ju shërben oligarkëve por me një mandat që ju shërben qytetarëve”.

Ajo bëri edhe krahasimin e situatës politike midis Shqipërisë dhe Serbisë për shkak të protestave të vazhdueshme në të dy vendet përkatë. “Vuçiç u tregua më i zgjuar se Edi Rama dhe më i shpejtë se ai, pasi i pranoi dhe i shpalli zgjedhjet e parakohshme, ftoj Edi Ramën që të bëjë të njëjtën gjë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Monika Kryemadhiprotesta e opozites
Pas

“Furtuna Cakaj“/ Shkarkohet nga detyra ish-gruaja e Henri Çilit

Para

Protesta e opozitës/ ‘Blindohet’ Kryeministria, punonjësit e rrethojnë me pllaka hekuri (Foto)

Para
FOTOGALERI/ Nga çastet e para deri në mbyllje, çfarë ndodhi sot në protestën e Opozitës dhe si precipitoi në dhunë

Protesta e opozitës/ 'Blindohet' Kryeministria, punonjësit e rrethojnë me pllaka hekuri (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

22 të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë

Lufta në Gaza/ Izraeli bombardon ndihmat humanitare, 30 të vrarë dhe 120 të plagosur! Autoritetet: Kurthe masive vdekjeje!

FOTO/ Këta janë vëllezërit Kaza që u vranë brenda vitit nga gjakmarrja. Martin Kaza i dënuar me 22 vite burg, vrau në 1997 dy vëllezërit Gjini

Media britanike “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.