E ftuar në studio ditën e sotme ka qënë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.
Në një bisedë më gazetaren e FaxNews, Kludja Karabolli ajo ka komentuar përgjimet e publikuar para dy ditësh nga gazeta gjermane Bild. Por gjithashtu Çupi nuk ka lënë pa përmendur aktualiteti politik dhe protestën e nesërmes të opozitës.
“Ka ditë që opinion publik është i tronditur nga publikimi i videove të ‘Bild’. Pavarësisht se brenda vendit mund të kemi kontradikta opizitë-mazhorancë, lajmet që publikohen nga ndërkombëtarët nuk i bëjnë mirë vendit. Ndaj mendoj se ky është një lajm tronditës dhe i trishtueshëm.”
Ndërkohë që ajo ka vijuar më the, duke cilësuar si fajtor kryeminitrin Rama.
“Të gjitha këto janë një pengesë e madhe për vendin. Aktori kryesor është Edi Rama, ai është personi i parë që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë gjë. Tashmë duhet të ishte larguar.
Dua të përmend se brenda 24 orëve CDU/CSU janë shprhur se nuk është plotësuar dhe asnjë kusht për të marrë një shenjë pozitive për hapjen e negociatave. Të huajt dinë gjithaçka për çfarë ndodhë këtu, kështu që nuk u’a hedhim dot atyre.
Partia Demokratike ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme gjithë këto, listat, kandidatët, kartat e ID dhe të tjera denoncime për një proces ilegjitim dhe fals. Dhe do të vazhdojmë të denoncojmë në mënyrë të vazhdueshme.
Protestat kombëtare janë shtuar dhe ato kanë pasur një progres të jashtëzakonshëm. Shpresa e shqiptarevë erdhi nga djegia e mandateve dhe denoncimet e Partisë Demokratike.”
Pyetjes nëse ka diskutime për hapjen e negociatave Çupi u shpreh:
Partia Demokrtike e ka pranuar që jemi për dialog, por me socialistët e ndershëm jo me këtë parti që është tani dhe një kryeministër që nuk pqërfaqëson shqiptarët.
Ndërkombëtarët janë ata që në bazë të denoncimeve të opozitës kanë vijuar më tej. Edhe ndërkombëtarët nuk e perceëptojnë më qeverinë si legjitime, sepse janë gati të rikthejnë vizat apo edhe të tjera veprime si këto. Ndërkomëbtarët janë në sinkron me PD.
Sa i përketë djegjes së makinave ditën e sotme të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, apo dhe konfliktit të brendshëm I cili mund të degradoi në luftë civile, Çupi ka mbajtur qëndrim të qartë për të trguar mendimin e saj.
“Si deputetet e qarkut Dibër, jam e indinjuar për këtë gjë. Ata përfaqësojnë vlera të larta në atë qark të gjithë si famile. Ky është një veprim i shëmtuar.
Sa I përketë përplasjes së brendëshme të protestuesve me policinë gjatë protestave duha të theksoj se vokacioni i PD ka qënë gjithmonë për protestat të paqëshme . Të mos harrojmë që janë individ të rëndësishëm nga strukturat e partisë në ballë të protestës për të mbrojtur policët por dhe për të qetësuar qytetarët. Nëse ka indicje për dhunë aktorët kryesor janë kjo qeveri dhe ky kryeministër.
Lidhur me shprehjen e Lulzim Bashës që protesta nuk do rtë kontrollohet më ai e ka hënë këtë gjë në kuptimin që smund të kontrollohen qindra mijëra qytetarë. Aty më së shumti janë qytetar të thjeshtë, qytetarë të lodhur dhe munuduar, kështu që PD nuk mund të kontrollojë njëmasë të tillë, edhe pse të gjithë rrinë në ballë të protestës për të neutralizuar dhunën.
Unë besoj që edhe protesta e nesërme do e shikoni vetë që do jetë një protestë qytetare dhe e paqëshme. “
Ndërkohë e pyetur për përdorimin e molotovëve në protestën e nesërme, ish-deputetja u shpreh:
Ne nuk e kemi nxitur dhe nuk e kemi promovuar çështjen e molotovit, por qindra dhe mijëra qytetar nuk kontrollohen, tempi i tyre tejkalon në moment jo shumë të qeta. Opozita është për protesta të paqshme.
Ajo e ka mbyllur fjalën e saj duke komentuar moslejimin e anëtarëve të opozitës në KZAZ.
“Ky është përdorimi politik më i keq që po u bëhet strukturave shtetërore. Prandaj them që është jë keqpërdorim i anëtarëve të KQZ. Ata e dinë që po përdoren nga veprimet e tyre.
PD kishte dorëzuar kërkesën për të pasur anëtarë, nuk e lejuan por ne do të vijojmë planet tona.”