Sot është dita e heshtjes zgjedhore, mirëpo pavarësisht kësaj, sot është dita kur gjithnjë e më shumë ndeshemi me raste të shit-blerje të votës. LSI ka denoncuar disa raste vetëm në pjesën e parë të ditës së sotme. Kjo forcë politike ka lënë në dispozicion të qytetarëve një numër kontakti, duke e bërë thirrje të denoncojnë për çdo rast shkeljeje apo i presionojnë të votojnë një subjekt të caktuar.
“Denonco çdo formë presioni, kërcënimi dhe tentative për të blerë vota nga policët e rilindjes me apo pa uniformë!
Numri +35544506040 ju vihet në dispozicion nga Lëvizja Socialiste për Integrim të gjithë shqiptarëve, që të denoncojnë këdo që i kërcënon e presionon për votën.”, njofton LSI. (D.D/Shuplaka)