Reagon një ditë më pas arrestimit të Ramush Haradinajt edhe ish-kryeministri Pandeli Majko tashmë deputet i PS-së .
”Në Francë asgjë nuk ndodh për asgjë.”, shkruan Majko, teksa shton se ”Arrestimi i Haradinajt çon në vitin zero marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët.”
Majko thotë se mbetet në pritje të një reflektimi francez.
”Në pritje të një reflektimi francez. Siç dinë ta bëjnë vetëm ata.”, përfundon ish-kryeministri.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u arrestua dje në darkë në aeroportin e Bazelit. Ndërkohë që Serbia ka kërkuar ekstradimin e Haradinajt.
Do të jetë gjykata që do të vendosë nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet apo jo në Serbi. (V.G/SHUPLAKA)