Kryetari i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetari i LSI-së Ilir Meta në fjalën e tij të sotme është ndalur gjatë te shumë nga çështjet shqetësuese në vend. Pas një dite të djeshme të ethshme në zhvillimet politike me shkarkimin e Manjanit nga kryeministri Rama, debatet dhe akuzat që e pasuan, Ilir Meta me qetësinë që e karakterizon ka patur një përgjigje për secilën prej tyre.
Duke e nisur fjalën e tij me shqetësimin për Reformën Zgjedhore dhe se ajo duhet të kishte përfunduar në kohë, ai ka kërkuar që palët të mbyllen diku deri sa të japin një zgjidhje për problemin.
‘’Çështja e zgjedhjeve është serioze, nuk pret më, ne jemi të gatshëm në çdo ditë dhe natë, të mbyllemi diku dhe t’u japim zgjidhje përfundimisht rekomandimeve të OSBE-ODIHR për çdo kërkese realiste’’, ka thënë Meta.
Pika e dytë ku Meta është ndalur gjatë është dekreminalizmi, duke e cilësuar atë jetik për zgjedhjet e qershorit.
Përsa I përket kolicionit me PS-në Meta nuk ka dhënë një përgjigje të saktë nëse do të jetë së bashku në zgjdhje apo do të jetë më vete.
‘’Dua t’u them për sorrat Anti-LSI, në thonjza, që LSI nuk është parti klienteliste, nëse PD, në 2009 do kishte 71 mandate LSI s’do kishte hyrë në koalicion me PS, nëse Rama konfirmon se PS i ka mandatet, LSI del në Opozitë që tani, nëse PS dhe PD kanë mandatet LSI del në opozitë!’’, është shprehur ai.
Përsa i përket arrestimit të të shumëkërkuarit Balili, Meta tha se të gjitha këto duhet të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe se për këtë ka dhe një presion ndërkombëtar.
‘’Më ka dhënë të vetmin shqetësim konkret e agjencisë amerikane dhe më ka kërkuar të tërheq vëmendjen e autoriteteve dhe institucioneve në vendin tonë për mosarrestimin e Klemet Balilit si shqetësim midis dy vendeve’’, vijon ai.
Përsa i përket akzuave të Manjanit në drejtim të kryeministrit Rama, kryetari i Kuvendit është shprehur se të gjitha këto akuza duhet të adresohen në mënyrë institucionale.
I pyetur për kanabisin dhe Ministrin Tahiri Meta dhe për këtë nuk ka patur një përgjigje të drejpërdrejtë.
Lidhur me cështjen e policisë, unë kam qenë gjithnjë përkrahës dhe mbështetës i fortë i policisë së shtetit edhe kur policia është sulmuar nga horra dhe banditë mes bulevardit, ju e dini shumë mirë këtë gjë, mbrojtës i flakët i policisë së shtetit dhe kur është sulmuar me armë nga horra dhe banditë dhe i kam dalë për zot mbështetjes dhe do vazhdoj ti dal në mbështetje. Ky ka qenë qëndrimi im, ashtu sikundër jam i bindur që ata që s’e meritojnë uniformën e policisë të ndëshkohen.
Duhet që tani të fillojë puna, të koordinohet puna midis policisë, Shërbimit Informativ, për të parandaluar mbjelljen e kanabisit për sezonin e ardhshëm. Z.Luan Rama ka të drejtë se nuk duhet të shohim policë duke korrur kanabis
Dhe së fundi për Petrit Vasilin Meta ka thënë se ai është zgjedhja më e mirë për kreun e Drejtësisë.
‘’Z.Vasili është propozua për shkak jo vetëm të përvojës së tij shumë të cmuar politike, të faktit që i qëndron qartë parimeve të LSI dhe punës së shkëlqyer që ka bërë për ecurinë e Reformës në Drejtësi si anëtar kyc i komosionit, shpresoj shumë që me futjen e tij në qeveri të kemi bashkëp më të mirë instistucionet brenda qeverisë, por edhe qeveri-kuvend për të parandandaluar problemet. Nuk kam asnjë koment! (për Tahirin)’’, ka mbyllur ai fjalën. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post