Ndërsa Obama jep lamtumirën, miliona njerëz në botë kanë bërë një bilanc 8-vjeçar. Një bilanc me iluzionet që lindën 8 vjet më parë në Çikago, ” aty ku filloi”. 8 vjet më të rinj, 8 vjet më të papjekur, më guximtarë për të shpresuar.
Ishte viti 2008, kur pluhuri i luftrave të cmendura të Bushit po fashitej mbi një krizë të rëndë ekonomike. Perëndimi dhe kapitalizmi po njihnin falimentime të mëdha, paniku përhapej me shpejtësi, ndërsa Hillary Clinton ishte nisur drejt shtëpisë së bardhë me premtimin e rimëkëmbjes. Dinastia po zëvendësonte dinastinë. Kështu do të ndodhte, nëse nga Cikago dikush nuk do të guxonte të shpresonte në ëndrrën amerikane.
U përhap me shpejtësi në Amerikë dhe më pas në të gjithë botën, “Po ne mundemi”. Uragani pushtoi botën me shpejtësi. ” Yes ëe can” shfaqej në metro, në stadium, në shkollë. Ishte slogani, grafiti apo banderola e ditës në të gjithë kontinentet, për të gjithë të vuajturit që ende shpresonin, për të gjithë të pakënaqurit që nuk reshtën së besuari, për të gjithë të zhgënjyerit në kërkim të iluzionit të ri. Kështu, në fillim të krizës, u bënë edhe qindra mijë shqiptarë që hoqën dorë me dhimbje nga mbështetja për Hillaryn dhe u bashkuan me ëndrrën e një bote krejt tjetër, me korrigjimin e paevitueshëm të neoliberalizmit, me një kapitalizëm të ri. I ngjashëm më atë që në vitin ’97, dyshja Clinton- Blair filluan.
Një variant i “Rrugës së Tretë”, që ishte iluzioni i parë i madh i botës njëpolare që sapo kishte nisur. Për 3 vjet bota ishte më e bukur, deri në vitin 2000 kur Bush u shfaq në SHBA për shkatërruar rrugën bashkë me imazhin e Tony Blair. Pas 8 vjet pause nga ëndrrat, me luftra idiote dhe me armiq të shpikur, me politika të gabuara që i dhanë hov vetëm terrorrizmit dhe krizës ekonomike të perëndimit, jo gjithcka kishte marrë fund. Ne mundëshim. Pavarësisht gjithckaje. Obama fitoi dhe gjithcka filloi mirë.
Politika e stimulimit financiar ia doli të evitonte thellimin e krizës në botën anglo-amerikane. Përtej La Manshit po rikthehej shpresa, ndërsa kontinenti europian ishte kapur nga kthetrat e rreptësisë fiskale të Shauble. Andej ëndrra bëhej realitet, këtej kishte ngecur. Dukeh si një terren i privuar nga ëndrrat, ndërsa Veltroni me slloganet dhe metodat e Obamës humbiste zgjedhjet në Itali. Por pak më vonë me Hollande në krye të Francës, me Renzin që u shfaq papritur në Itali, me pas Syriza në Greqi, Podemos në Spanjë. Nuk ishin thjesht të majtë, ishin korrigjues të sistemit. Ishin anti – austerity, kundër politikës së stanjacionit të sigurtë. Shpresa mori jetë edhe në kontinent. Shqipëria si gjithmonë në historinë e vetë, merrtte nga flladi apo shkretia e kontinentin.
Të majtët shqiptarë dukeshin si homologët e tyre të Europës Jugore apo të përtej La Manshit. Ata vetë nuk ngurronin ta shprehnin simpatinë për ta. Amerika me Anglinë po ndryshonin, Europa mund të ndryshonte, Shëipëria gjithashtu. Lamtumira e Obamës, është edhe prologu i një zhgënjimi të madh. Hollande nuk solli asgjë të re, u bashkua menjëherë për rreptësinë dhe depresionin ekonomik, Renzi u përpëlit mes fjalëve pro ndryshimit dhe veprave pro stanjacionit, Cipras shkatërroi gjithcka brenda një nate, Podemos ende nuk e di c’ rol duhet të ketë në krizën politike të Spanjës. Fjalimi i Obamës, si gjithmonë shkëlqen më shumë se bilanci i tij.
Bashkë me të, po ikën dhe i fundit njeri që e bëri Botën të shpresonte, por pas tij, në Europë ka një bilanc të trishtë. Në Shqipëri akoma më keq. Varfëria dhe injoranca janë në zenit, krimi dhe imoraliteti janë rrugët e sigurta të jetesës apo mbijetesës, paaftësia dhe arroganca qeverisin vendin. Ata që dashurojnë pengmarrësit dhe adhurojnë despotët janë shumicë. Megjithatë ia vlejti cdo ditë që shijuam iluzionin deri kur zhgënjimi I dha fund, ashtu si vdekja I jep fund jetës. “Larg nga librat, larg nga arti, dita u fshi, leksioni u mor”.