Vetëm një ditë pas protestës ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Basha është shperhur se tashmë shqiptarët janë të etur për drejtësi dhe e kanë të qartë rrugën e tyre drejtë Europës, kështu që ky është dhe qëllimi i tij absolut.
Lulzim Basha në Facebook:
Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.
Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.
Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.
Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë.
Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.