Një incident është shënuar pak minuta më parë në Kavajë, ku komisionerët e qendrës së votimit numër 42, janë konflikuar keq me njëri-tjetrin.
Mësohet se përplasja ka ndodhur jashtë ambienteve të KZAZ-së. Dera e KZAZ po mbahet e mbyllur nga policia dhe antarët janë brenda ndërsa numëruesi janë jashtë.
Ende nuk është i qartë shkaku i konfliktit, ndërkohë që nuk dihet as se cilave forca politike i përkasin komisionerët në fjalë., mirëpo dyshohet se janë të tre partive politike. Kjo KZAZ ka 6 grupe numërimi.
Forca të shumta police janë KZAZ nr 42.
Vijon…
(D.D/Shuplaka)