Kreu i sapozgjedhur i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando duka, i pyetur për akuzat e rënda që Bashkim Fino bëri ndaj tij në fushatën për kreun e këtij institucioni tha se Fino i kishte bërë një “nder”.
Duke folur në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës kreu i FSHF-së thotë se në një moment kur mediet e kuptuan se politika po fuste hundët ata u vunë kundër Finos.
“Mediat kanë publikuar shumë gjëra për mua. Kanë hedhur shumë baltë. Ky është nderi që më më bëri Bashkim Fino në këtë fushtë të zgjedhjeve të FSHF-së. Në një garë është shumë e lehtë të kritikosh. Në një moment kur mediet e kuptuan se politika po fuste hundët ata u vunë kundër Finos dhe ky është “nderi” që më ka bërë Fino” – tha Duka.
Armnado duka mposhti dje Bashkim Finon në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit me një rezultat të thellë ku mori 38 vota, ndërsa Bashkim Fino vetëm 24. (B.H/Faxweb)