15:28 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Një ditë pasi Zelensky konfirmoi takime të reja me SHBA-të për luftën me Rusinë, Moska kryen sulme masive ndaj infrastrukturës energjitike të Ukrainës

08:55 | 07/03/2025
në Bota, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një ditë pasi Zelensky konfirmoi takime të reja me SHBA-të për luftën me Rusinë, Moska kryen sulme masive ndaj infrastrukturës energjitike të Ukrainës

Forcat ruse kanë vënë në shënjestër infrastrukturën e energjisë dhe gazit të Ukrainës në një sulm “masiv” me raketa dhe dron, tha ministri ukrainas i energjisë. German Galushchenko tha në Facebook: “Edhe një herë, infrastruktura e energjisë dhe gazit në rajone të ndryshme të Ukrainës është vënë nën zjarr masiv me raketa dhe dron”.

Ai shtoi: “Kudo që është e mundur, ekipet e shpëtimit dhe inxhinierët energjitikë po punojnë për eliminimin e pasojave. Po merren të gjitha masat e nevojshme për të stabilizuar furnizimin me energji dhe gaz.”

Objektet e prodhimit të gazit natyror në firmën shtetërore të naftës dhe gazit Naftogaz u dëmtuan, tha kompania në një deklaratë.

“Fatmirësisht nuk ka pasur viktima”, thuhet në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u mbajt një samit urgjent në Bruksel nga 27 vende të BE-së, për të diskutuar lidhur me vendosjen e paqes në Ukrainë dhe menaxhimin e diplomacisë ndërkombëtare, pasi Trump ndaloi ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Pas samitit me vendet evropiane që u mbajt të enjten, Zelensky tha se bashkëpunimi me SHBA-në do të bëhet për të arritur një paqe të shpejtë dhe të qëndrueshme. Ai e konfirmoi takimin e palës ukrainase me atë amerikane gjatë javës së ardhshme në Arabinë Saudite.

“Ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët amerikanë”, u shpreh ai.

“Të hënën e ardhshme, kam planifikuar një vizitë në Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës. Pas kësaj, ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët tanë amerikanë”, tha ai në një postim në rrjetet sociale.

Pas

Publikohen shifrat/ Shtetasit e Kosovës investuan afro 360 milionë euro në Shqipëri

Para

EMRI/ Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar, arrestohet 24-vjeçari në Cërrik

Para
EMRI/ Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar, arrestohet 24-vjeçari në Cërrik

EMRI/ Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar, arrestohet 24-vjeçari në Cërrik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

Khamenei përzgjedh 3 pasardhës në rast atentati, djali i tij mbetet jashtë listës

Telefonata mes Macron dhe homologut iranian, reagon presidenti francez

Arrest në Sarandë, hajduti serial grabiste makinat e pushuesve

Posedonte kokainë, arrestohet 31-vjeçarja në kryeqytet

Drejtoria e Policisë Vlorë/ Iu gjet armë poshtë sediljes, arrestohet 20-vjeçari. Në Delvinë humb jetën një 73-vjeçar për shkaqe natyrore

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.