15:27 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Një doganier tjetër nën arrest, si kaluan kamionët me drogë duke i shpëtuar kontrollit

16:48 | 19/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Një doganier tjetër nën arrest, si kaluan kamionët me drogë duke i shpëtuar kontrollit

Ka shkuar në 19 numri i zyrtarëve të arrestuar në lidhje me kalimin e dy kamionëve me kanabis nga Porti i Durrësit në drejtim të Italisë.

Dje  në mesditë është arrestuar edhe shtetasi Elis Deliu, doganier në Tiranë, duke e çuar në nëntë numrin e doganierëve të arrestuar  me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka firmosur prangosjen edhe për dhjetë efektivë policie, raporton Panorama.

Mes të arrestuarve është edhe shefi i stacionit të policisë, Julian Doraci. Prokuroria sqaron se doganieri i arrestuar dje, Elis Deliu, ka lidhje me praktikën doganore të kamionit me 2.2 tonë lëndë narkotike të kapur më datë 21 mars 2017, në Mantova të Italisë. 

Në këtë datë është ndaluar nga polica italiane kamioni që në këtë kohë drejtohej nga Ervis Hysa dhe bashkë me të ndodheshin shtetasi shqiptar Izmet Kullolli dhe një shtetas nga Maroku.

Nga kontrolli i automjetit është parë se në të gjendej e fshehur sasia prej 2.2 tonësh kanabis. Personat që ndodheshin në automjet janë arrestuar nga polica italiane për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, lënda narkotike është trafikuar nëpërmjet Portit të Durrësit për në shtetin italian.

Prokuroria sqaron se kamioni me 2.2 tonë kanabis nuk është kontrolluar siç duhet as në Doganën e Tiranës dhe as në Durrës. Gjithashtu në Portin e Durrësit janë konstatuar mangësi e parregullsi në kontrollin fizik që i është bërë automjetit ku ndodhej lënda narkotike, edhe prej efektivave të Policisë së Postës Kufitare të Portit.

Sipas Prokurorisë, të gjithë këta personat që shin në turn janë vendosur në pranga pas hetimeve që nisën krimet e rënda, pas kapjes së kamionit me drogë në Itali. Prokuroria i akuzon 19 të arrestuarit edhe për rastin e kamionit me 8 tonë kanabis që hyri në Shqipëri në shkurt 2017 nga Maqedonia dhe që kaloi në Portin e Durrësit pa u kontrolluar, e më pas u kap në Itali ku ra në pranga shoferi. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Durresikamion
Pas

“Mësueset e Lezhës drejtohen nga Ndoka, shpërndajanë fletushkat e PS”

Para

Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet i riu (VIDEO)

Para
I pirë, kanos dhe rreh të birin 27 vjeç, arrestohet vlonjati (EMRI)

Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet i riu (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dritan Lleshi dënohet me 8 muaj burg për ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Telefonata mes kryeministrit izraelit dhe presidentit të SHBA-së, zyra e Benjamin Netanyahu-t njofton: Izraeli u përmbajt nga sulmi ndaj Iranit pas bisedës me Trump

12.000 euro të padeklaruara në Kakavijë, 62-vjeçari nga Dropulli nën hetim

Vihen në hetim 2 persona, lirohen dy hapësira bregdetare në Vlorë dhe Sarandë

Trump ndryshon qëndrim për Iranin: Ndryshimi i regjimit nuk është zgjidhje

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

Turqia u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të zbatojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA

Kosova merr masa për pritjen e 50 personave të dëbuar nga SHBA, MPB jep detaje për strehimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.