19:31 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Një e pesta e popullsisë në burg, të dënuarit në grevë urie”, avokatja ngre alarmin për situatën në Reç: Kjo që kërkoj unë është urgjente

16:25 | 08/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të burgosurit në burgun e Reçit paralajmërojnë se do të futen në grevë urie: Nuk kemi ujë të ngrohtë dhe mjekë

Avokatja Elvira Jakova përmes një bisede telefonike me gazetarin e Fax News, Enea Meksi, ka ngitur shqetësimet që sipas saj kërkojnë zgjidhje emergjente në lidhje me personat që vuajnë dënimet në burgun e reçit të tilla që sipas saj janë lejet, mbipopullimi dhe organizimi i dobët.

Sipas saj drejtuesit e burgjeve nuk duhen zgjedhur me urdhër politik por me konkurse, ndërsa shtoi se janë zhvendosur nga burgu i Shën Kollit pas dëmeve që ka pësuar nga tërmeti për në Shkodër.

Sipas Jakovës, disa nga të burgosurit janë në grevë urie si dhe kanë kërkuar një ambjent të përbashkët për ta ushtruar këtë të drejtës duke theksuar se duan të bëjnë një grevë të vërtetë dhe të monitoruar.

Jakova tha se ndodh të ketë edhe diskriminim dhe paragjykim ndaj tyre Brenda qelive, duke theksuar se për atë që kanë bërë ata po vuajnë dënimin.

“Burgu i Reçit ka një problematikë shumë të madhe, sepse për shkak të tërmetit janë zhvendosur gjysma e të dënuarve nga burgu i Shënkollit, ka mbingarkesë dhe probleme në përgjigjen ndaj kërkesave të tyre. Kërkon zgjidhje urgjente, ministria e Drejtësisë duhet ta marrë parasysh sa më shpejt këtë që po them.

Nuk ka një përgjigje institucionale nga drejtori i burgut për grevën e urisë. Kur ka një problem është e detyrueshme të jepet një përgjigje. Greva e urisë është se të dënuarit nuk pranojnë të marrin ushqimin e burgut. Kanë kërkuar të mblidhen në një vend të gjithë bashkë që janë në këtë grevë, ose të bëjnë grevë nëpër dhomat e tyre, por të vëzhgohen që është një grevë e vërtetë.

Ndoshta me keqëdashje një punonjës i thjeshtë mund ta dëmtojë atë me një sjellje të tij, por duhet të merret masë disiplinore ndaj atyre që abuzojnë. Unë personalisht çdo të burgosuri i kam thënë të adresohen tek unë me pare dhe pa pare. Do ti mbroj me të gjitha forcat. Shkoj takoj të burgosurit, dhe ata më shprehen, në çdo takim i pyes se si janë me shëndet pastaj se si zbatohen rregullat aty. Ka nevojë që dikush të flasi për ta, nuk kam asnjë indicia që të flas, por është e nevojshme që një zë të flasi për ata. Është e përcaktuar në rregulloren e burgjeve marrja e lejeve, kalojnë dy-tre muaj pa u përgjigjur, por kjo shpenzon kohë në të drejtën e tyre.

Administrata e burgut është shqetësuar për këtë gjë, por për sa kohë të kemi emërime politike, burgjet duhet të jenë vetëm mbi bazën e konkurse. Drejtori është partiak, dikush i cakton aty, pavarësisht se brenda përbrenda ata kanë dëshirë të zbatojnë ligjin. Ata që kanë lidhje me të drejtën e të dënuarve, nuk duhet të paragjykohet asnjëri prej tyre, ata po e vuajnë atë që kanë bërë përmes dënimit. Të dëgjohet zëri i tyre me përparësi, ata kanë aq shumë vuajte sa nuk ua merr mendja.1 të 5 e popullsisë shqiptare sot e kemi në burgje dhe kjo është shqetësuese”, tha Jaakova për Fax News.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: burgu i recitELVIRA JAKOVAGREVA E TE BURGOSURVEREC
Pas

“Policia terrorizon pasagjerët e linjës Tiranë-Kukës, KÇK e Ramës i përball me burgim të paligjshëm”

Para

Çfarë po ndodh në Kosovë/ Thaçi shprehu dëshirën për rimandatim si President, Kurti i përgjigjet duke i kërkuar marrëveshje për qëndrimet diplomatike

Para
“Ka 48 orë kohë për propozimin e emrit të kryeministrit”, VV përgënjeshtron deklaratën e Thaçit pas takimit me Kurtin

Çfarë po ndodh në Kosovë/ Thaçi shprehu dëshirën për rimandatim si President, Kurti i përgjigjet duke i kërkuar marrëveshje për qëndrimet diplomatike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stërvitje masive në Baltik, Rusia i përgjigjet lëvizjes së Gjermanisë

Pas PAMJEVE virale të shuplakës/ Çifti Macron mbërrinë në Indonezi të kapur dorë për dore (FOTO)

Zjarr i qëllimshëm në Memaliaj, shkrumbohen kullotat

Aksident i shumëfishtë në Lushnje, 4 automjete dhe 1 motoçikletë të përfshirë

“Po të mos isha unë…”, Trump i bën një paralajmërim kërcënues Putinit

Destinacioni ishte Durrësi, bllokohet anija tregtare në Sardenjë të Italisë: Ishte jashtë standarteve të sigurisë

“Ushtria është në krizë”, raporti auditues jep kritika të forta për mbrojtjen gjermane

Varre të lashta më shumë se 3000 vjeçare zbulohen në Egjipt

PAMJE tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.