Një foshnje gjashtë muajshe është gjetur e vdekur në makinën e nënës së tij, në parkingun pranë spitalit, ku gruaja jetonte.
Siç raporton rrjeti televiziv RTL, babai i vajzës shkoi në çerdhe për të marrë vajzën e tij dhe zbuloi se ajo nuk ishte aty.
“Babai i cili shkoi në çerdhe në fund të ditës për të marrë foshnjën, u shqetësua pasi nuk ishte aty. Më pas ka kontaktuar me nënën, e cila pasi ka vrapuar te parkingu në automjetin e saj, zbuloi që fëmija ishte i pajetë”, ka thënë prokurori Vincent Fiasse.
Foshnja 6 muajshe ka ndërruar jetë nga hipertermia, ndërkohë që nuk pritet të bëhet autopsi pasi shkaqet e vdekjes janë të qarta dhe janë evidentuar nga mjeku që ndodhej në vendngjarje.