15:47 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Një furtunë sapo ka filluar”, Lame për regjistrat e dëmtuar të Kadastrës: Prokuroria Tiranë dhe Durrës kanë nisur hetimet

13:30 | 25/06/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve në kadastrën e Tiranës, prokuroria nis hetimet pas deklaratave të Artan Lames

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në Synej të Kavajës për të përmbyllur procesin e legalizimit në këtë njësi administrative.

Lame është ndalur sërish te raportet e publikuara nga Kadastra lidhur me regjistrat e trashëguar të ish-hipotekës në Durrës dhe Tiranë. Ai tha se prokuroritë e të dyja qyteteve kanë nisur hetimet në lidhje me dëmtimet e regjistrave të pronave, ndërkohë që sipas tij qytetarët tani e tutje duhet të qëndrojnë të qetë.

“Prokuroria e Durrësit ka filluar një hetim të gjatë për këtë çështje. Prokuroria e Tiranës sapo më ka kontaktuar se po fillon ndjekjen e problematikës me dëmtimin e regjistrave në Tiranë.

Unë dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që me pronën e tyre nuk luhet më, por të gjithë ata që kanë vënë dorë në ato arkiva, gjithë organizmat zyrtare të këtij shteti kanë të drejtë të vijnë t’i kontrollojnë, të kërkojnë llogari.

Në Tiranë, për sigurinë e qytetarëve, inventarizuam edhe AMTP, që çdo qytetar që ka AMTP të ligjshme të rrijë i qetë. Jam i bindur që Prokuroria do të vazhdojë hetimet, për të do të jetë një histori e gjatë dhe një fortunë që sapo ka filluar. Një furtunë e kontrollit se çfarë është bërë ndër vite dhe dekada me regjistrat e pronave”, është shprehur Lame.

Po ashtu Lame iu ka bërë një thirrje gjithë qytetarëve që të mos ndërtojnë më pa leje. Duke i dorëzuar vendimin e legalizimit një qytetari, Lame tha: “Nuk besoj se i ke lënë fitilat mbi katin e parë”, duke nënkuptuar katet shtesë në lartësi. “Dikur jua thoshte Edi Rama, sot po jua them unë: Mos ndërtoni më pa leje!”, tha shefi i Kadastrës. Drejtori Lame i shoqëruar nga drejtorja e ASHK-së Kavajë, kanë dorëzuar lejet e fundit të legalizimit duke mbyllur kështu procesin e legalizimit në këtë njesi. Disa objekte që kanë mbetur, drejtoria nuk ka mundur të procedojë për shkak se poseduesit jetojnë jashtë vendit.

“Jemi në Synej, në një zonë bregdetare që ka dhe bujqësi dhe që ka lidhje me turizmin për të përfunduar sot një proces të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Për këtë arsye bashkë me drejtoreshën, doja të isha edhe vetë pasi e konsideroj si mbyllje të një kapitulli. Janë 525 legalizime të kryera këtu në Synej. Është e pabesueshme që vetëm në një fshat të kemi 525 legalizime. I bie që e gjithë Shqipëria po kalon nëpër duart tona!

Numri kolosal i legalizimeve në këtë zonë tregon energjinë e pafundme të njerëzve për të ndërtuar, por tregon edhe paaftësinë e shtetit në gjithë këto vite për t’i bërë me letra ose për t’i dhënë leje, por tregon dhe punën e madhe të bërë nga punonjësit e Agjensisë.

Drejtoria vendore Kavajë, nuk është më në Kavajë. Ka një arsye për këtë, pasi çdo veprim tashme bëhet online dhe nuk ka asnjë rëndësi se ku janë të vendosura zyrat e agjënsise”, ka sqaruar Lame.

Etiketa: Artan Lamekadastra
Pas

Rama në Austri, pas kancelarit takohet me Hasijen: Je më ylli nga të gjitha (Video)

Para

Qëndroi dy orë në tarracën e pallatit duke kërcënuar se do të hidhej, zbret nga lartësia 50-vjeçari në Berat (Video)

Para
Qëndroi dy orë në tarracën e pallatit duke kërcënuar se do të hidhej, zbret nga lartësia 50-vjeçari në Berat (Video)

Qëndroi dy orë në tarracën e pallatit duke kërcënuar se do të hidhej, zbret nga lartësia 50-vjeçari në Berat (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Përmbytjet e rënda në Nigeri, të paktën 150 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.