Kryeministri Edi Rama në një konferencë të fundit për shtyp me gazetarët është pyetur nëse mendon se Gjykata Kushtetuese funksionale tashmë me 7 anëtarë do të japë vendime të pavarura, veçanërisht dhe me shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Rëndësi ka që është funksionale, të tjerat nuk më takojnë mua. Gjykata do të bëjë punën e vet dhe do gjykohet nga puna e vet. Dhe nuk mund ti vihen vija të kuqe siç i vë baba Xhikja”, u shpreh Rama.