Një grup adoleshetesh bandite kanë sulmuar në mënyrë të dhunshme një vajzë me aftësi të kufizuara.
Vajza e dhunuar fytyra e së cilës është lënë e shpërfytyruar nga sulmi që ka tronditur Australinë, është joshur në një park nga banda e vajzave, të cilat e rrahën barbarisht përpara se sa braktisnin.
Sulmi i neveritshëm, i cili ndodhi në shtetin e Viktorias, u filmua në një nga telefonat celularë të njërës prej sulmueseve para se të ndahej me shokët e klasës në Facebook.
Nëna e vajzës, tha se e bija e saj ishte mashtruar për të shkuar në park, duke besuar se po takohej me të dashurin e saj.
Nëna, e cila nuk mund të identifikohet, thotë se vajza e saj “kurrë nuk do të jetë e njëjtë përsëri” pas sulmit që e la “të zezë”.
“Ajo është e panjohur më. Ajo nuk mund të vërë syzet e saj, për shkak se kërdhokullat e syve janë kaq të fryrë”.
Viktima u dërgua në spital pas sulmit, ku u trajtua për lëndime të rënda.
(M.Q/Faxweb)