Eintracht Francfurt, Lyon dhe Tottenham, janë një hap larg kualifikimit për në fazën e 1/8 të finaleve. Skuadra gjermane edhe pas shitjes së Marmoush tek Manchester City, nuk pati problem për të likujduar në shtëpi, kampionët hungarez të Ferencvarosh. Uzun dhe Ekitike realizuan brena 10 minutash në fillimin e pjesës së dytë, për t’i dhënë avantazhin dhe 3 pikët Eintrachtit që falë këtij suksesi ngjitet në vendin e 2 në kuotën e 16, ndaj në sfidën e fundit, mjafton edhe një pikë për të kaluar më tej.
Fitore të rëndësishme arriti edhe skuadra e Tottenham, e cila mundi Hoffenheim në transfertë, me shifrat 2-3. Një sukses që vjen, pas dy humbjeve radhazi në kampionat për gjelat londinezë. Maddison dhe dopieta e koreanit Son, bëri që londinezët të fitonin ndaj ekipit gjerman, e në këtë mënyrë të ngjiten në kuotën e 14 pikëve, duke qenë një hap larg kualifikimit mes 8 skuadrave më të mira.
Sukses edhe për francezët e Lyon, mund të quhet barazimi pa gola në Stamboll ndaj Fenerbahçe. Kjo pasi Lyon tashmë ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e 5, duke e patur vetë në dorë fatin e saj. Ndërkohë të besuarit e Jose Mourinhos rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në fazën e Play-Off, duke qenë se janë vetëm 1 pikë më shumë se sa vendi i 25.
Vend i cili mbahet nga skuadra e Portos, me portugezët që komplikojnë ndjeshëm kualifikimin për në Play-Off, pas në Dragao, ishin miqtë grekë të Olympiakos që triumfuan me shifrat 0-1, ku venosi goli i El Kaabi, 11 minuta nga fundi. Porto regjistron humbjen e 3 radhazi mes kampionatit dhe Europa League dhe tashme shanset për kualifikimi nuk janë më në duart e “dragonjve”.