18:09 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Një histori plumbash dhe kafe pa sheqer, që s’duhet humbur pa u lexuar”

12:20 | 31/03/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Një histori plumbash dhe kafe pa sheqer, që s’duhet humbur pa u lexuar”

Një shkrim nga Kreshnik Spahiu

E takoja shpesh komisar Mit’hat Havarin në kafenenë e Hotel Sheraton, aty ku kryqëzohej politika dhe krimi, diplomacia dhe brutaliteti, politika dhe mafia.

Në çdo qytet ku kishte punuar, ishte shndërruar në hero, me thjeshtësinë dhe profesionalizmin e tij, por si çdo burrë i ndershëm ishte katandisur rrugëve pa punë!

Sa herë shkoja të pija kafe, Komisar Mit’hat Havari shquhej nga larg për veshjen estetike por edhe i kollarisur si një zotëri fisnik.

Ishte gjithmonë i veshur si zyrtar por shumë i thjeshtë, sepse kostumet e tij nuk ishin as Armani dhe as Valentino, por copa teritali të qepura diku me çmim të lirë.

Dukej i veshur shumë më mirë se gjithë lokali, por ishte më i varfëri nga të gjithë klientët.

Lloj lloj kokë-shtypurish shikoje në lokal me zinxhira floriri në qafë apo byzylyk në duar, i gjithë lokali i mbante të parkuar Mercedesat e tyre ose Range Roverat e dashnoreve përballë oborrit të Hotel Sheraton. Ndërsa Komisar Havari vinte në këmbë dhe gjithmonë i vetmuar.

Shpesh më dukej sikur vinte nga një planet tjetër dhe nuk kishte lidhje hiç fare me shoqërinë ku jetonim. Kisha shumë kënaqësi kur ulesha dhe flisja me atë për politikën, drejtësinë apo çështjet kombëtare. Ishte shumë patriot dhe unë motivohesha përpara çdo proteste nëse e takoja.

Një ditë mora guximin dhe e pyeta për jetën e tij dhe gjëndjen ekonomike ku ndodhej.  Jetonte në vështirësi dhe prej vitesh i pa punë. Krenar si baba, që rriti një vajzë të mrekullueshme e që tashmë po “çan” dyert e Bashkimit Europian. Prej vitesh e shoqja kujdesej që bashkëshorti i saj komisari i famshëm të mos e ulte kokën në rrugët plot me “ndyrësira” të Tiranës. Çdo mëngjes ajo e hekuroste dhe i jepte 500 lekë të reja, që ai ta pinte kafenë me ujë të gazuar në Sheraton, pikërisht në ishullin “internacional” në mes të  Tiranës.

Realisht ndoshta kishte vetëm 500 lekë në portofol por kokën e mbante lart. U përlota atë mēngjes dhe u largova prej tij pa i rënë në sy sepse nuk doja të lexonte trishtimin në sytë e mi. U largova dhe u ndjeva keq, tek e shihja komisarin të vetmuar mes atij moçali i tejmbushur nga llumi i kombit dhe hijenash diplomatike.

Vinin dhe iknin me dhjetra zyrtar milionerë, por bënin sikur nuk e shikonin komisarin që bëri Elbasanin dhe shumë qytete të flinin natën pa mbyllur me çelës dyert e shtëpive nga siguria!

Ika larg dhe e kuptova që epoka e komisarëve si Mit’hat Havari kishte mbaruar.

Jetoja në kohën e “kaubojsave” ku duhet të armatosesha me dy pistoleta në brez dhe të vetmbrohesha në çdo rrugë apo rrugicë! Krimi dhe hijenat kishin pushtuar Atdheun tim.

I dashur komisar “Katani”, e di që ti ndodhesh sërish atje tek kareneja i vetmuar dhe askush nuk të sheh. Ndoshta ata qeshin me varfërinë tënde dhe thonë: “Ja ky budallai punoi kaq vite dhe nuk u pasurua”

Ata respektojnë duart e përlyera me gjakun e të tjerëve, por mua s’di pse mu kujtove dhe më mungove miku im.

Aroma e barutit ka qelbur Shqipërinë. Plumbat marrin jetë njerëzve nga Shkodra në Elbasan.

Unë kam shumë mall të vij në Shqipëri dhe të shtrëngoj fort duart e pastra të një komisari. E më pas së bashku të pimē një “kafe të zezë” pa sheqer, por ajo qoftë kafja e funeralit të atyre që varrosën “Shqipërinë e ideale e dhe komisarëve.”

Etiketa: aktualitetkreshnik spahiuopinionpolitik
Pas

Flakët vijojnë të djegin qindra hektarë pyje në Shqipëri, ja zona e rradhës e shkrumbuar prej tyre

Para

I vranë babanë dhe xhaxhanë, reagon ish-boksieri Asmer Bilali (Fotot)

Para
I vranë babanë dhe xhaxhanë, reagon ish-boksieri Asmer Bilali (Fotot)

I vranë babanë dhe xhaxhanë, reagon ish-boksieri Asmer Bilali (Fotot)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, ja katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.