Një 25-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Petanaj ka humbur jetën në spitalin e qytetit të Vlorës, pasi kishte mbërritur i plágosur rëndë me thíkë mbrëmjen e djeshme.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ai është qëlluar mbrëmë rreth orës 12.30 në zonën e Pyllit të Sodës, nga autorë që ende nuk janë mundur të identifikohen dhe vihen në pránga nga ana e Policisë.
I riu u dërgua me urgjencë drejt spitalit me plágë të shumta, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti që të mbijetonte.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur kònflikti që ka çuar në këtë fundt fatal për jetën e të riut, ndërkohë që nuk ka një njoftim zyrtar ende nga ana e pòlicisë. (E.K/Faxweb.al)