08:05 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një i vdekur dhe dy të plagosur, kush është autori kryesor i masakrës në Vlorë (E shkuara kriminale)

10:07 | 05/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja me armë zjarri në Vlorë, identifikohen të plagosurit dhe autorët e ngjarjes (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar qytetin e Vlorës, ku pas një sherri për arsye banale, ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Pas përplasjes me armë ka mbetur i vdekur Arben Beqiraj, i cili kishte marrë 6 plumba në duar, në bark dhe këmbë, ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë të ngjarjes Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq janë zbuluar detaje të reja në lidhje me autorin kryesor të masakrës, i cili është identifikuar si Eduard Xhezo, i cili është një emër i njohur për policinë.

Pak vite më parë, Eduard Xhezo ka përfuanduar në prangat e policisë, pasi ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 9 vjet e 4 muaj burg për “vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë vetëm dy vite me parë Eduard Xhezo është arrestuar në flagrancë nga blutë e Vlorës Policia ka bërë në lagjen “24 Maji”, pasi gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur në trup një armë zjarri të llojit Pistoletë-Çeke, e mbushur me një krehër me 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në lokalin e Arben Beqirajt, ndërsa terrorizoi të gjithë pushuesit, pasi sipas dëshmive ka pasur më shumë se 20 të shtëna me arme.

Mësohet se ngjarja ka nisur për motive banale, për një kalë, ndërsa kjo nuk ishte hera e parë që Beqiraj përfshihej në një konflikt.

Kujtojmë se policia arriti të identifikonte dhe autorët, të cilët ishin E.XH. dhe Sh.L., dhe për kapjen e tyre u mobilizuan policia e Vlorës, Delta Force e FNSH e Fierit, pa mundur sot që ti vënë në pranga.

Sipas burimeve policia ka shoqëruar derimë tani 20 persona për t’i pyetur në lidhje me rrethanat e plota të vrasjes dhe të plagosjeve.

Dinamika e ngjarjes:

Mësohet se ka qenë një i ri nga Vlora i cili në mesditë ka qenë duke bërë xhiro përgjatë plazhit me kal.

Djali dhe nipi i Beqirajt kanë kërkuar që i riu të mos kalojë më me kal në plazhin e tyre, debati mes tyre ka gjeneruar në përplasje fizike.

Debati ka gjeneruar në dhunë fizike. Pas disa orësh E. Xh dhe Sh. L kanë shkuar në lokalin e Beqiraj për sqarim. Fillimisht janë konfrontuar me fjalë më pas me përplasje fizike e deri në përdorimin e armëve. Nga gjurmët e armëve mësohet se janë përdorur një arme tip pistoletë dhe një kallash.

Nga të shtënat Arben Beqiraj mori 6 plumba, Nesim Hodaj 3 plumba dhe 1 plumb Erges Beqiraj.

Etiketa: arben beqirajeduard xhezovritet nje person ne vlore
Pas

Vrau pronarin e dyqanit në sy të djalit të mitur, jepet dënimi për Vladimir Kurtin dhe mikun e tij

Para

Kreu i bandës tenton të arratiset nga burgu i veshur si vajza e tij (Fotot)

Para
Kreu i bandës tenton të arratiset nga burgu i veshur si vajza e tij (Fotot)

Kreu i bandës tenton të arratiset nga burgu i veshur si vajza e tij (Fotot)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregues të përzier: Rritje ekonomike, rënie e punësimit në tremujorin e parë

37 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit, Kosova rrezikon humbjen e miliona euro nga BE-ja

Ukraina dhe BE nënshkruajnë marrëveshjen për tribunalin special që do gjykojë krimet ruse

Seanca e sotme në Kuvend: Në rend dite edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Rënie e bizneseve të vogla në 8 qarqe, shkak migrimi dhe tkurrja e popullsisë

Drejtori i CIA-s: Infrastruktura bërthamore e Iranit është goditur rëndë

Irani paralajmëron vazhdim të aktiviteteve kundër Izraelit pavarësisht armëpushimit

Meloni dhe Macron me mesazh për Trump: Lufta tregtare mes aleatëve nuk ka kuptim

“Donin të ndryshonin pushtetin me dhunë”, Serbia arreston 3 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.