Të shtëna me armë kanë sjellë një të vdekur dhe një të plagosur në Vlorë. Të shtënat me armë kanë ndodhur në Sheshin e Flamurit në qytetin bregdetar.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë një lokali para disa minutash.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se viktima është kamarier i lokalit pranë të cilit ndodhi ngjarja. Krimi ka shkaktuar panik tek qytetarët që janë gjendur pranë konfliktit.
Policia ndodhet në vendngjarje. (M.D/Shuplaka)