Një person humbi jetën në Napoli dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri gjatë festimeve, të cilat zgjatën deri në orët e para të mëngjesit, për fitoren e skudetos .
Një 26-vjeçar, Vincenzo Costanzo , mbeti viktimë e një prite nga Camorra, i cili humbi jetën .
“Vdekja e tij është absolutisht jo e lidhur me festimet për Scudetto”, ka deklaruar prefekti Claudio Palomba.
Një tjetër tifoz i Napolit vdiq nga një atak në zemër në Udine pas fitores. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në duar nga shpërthimi i fishekzjarreve . 203 persona u detyruan të shkojnë në urgjencë.
Viktima ishte një personazh i njohur për policinë, që nga hetuesit besohet se ishte pranë klanit D’Amico Camorra, aktiv në pjesën lindore të qytetit. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e saktë të sulmit. Pas lajmit për vdekjen e tij, njerëzit që besohet se ishin pranë 26-vjeçarit thireën urgjencën e Cardarelli-t.
Duhet të sqarohet edhe pozicioni i tre të plagosurve të tjerë, një 24-vjeçar dhe një 20-vjeçar nga Ponticelli dhe një 25-vjeçar nga Portici, të qëlluar me armë zjarri, të cilët morën mjekim dhe u larguan nga spitali.
Një vajzë 20-vjeçare është shtruar në spitalin e Frattamaggiore, në provincën e Napolit, me trauma në kokë dhe hemorragji cerebrale, në rrezik për jetën. E reja është përplasur duke qenë së bashku me tre persona të tjerë për të festuar.