Dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka ngjallur dyshime të forta mbi arsyet e vendimit të tij të papritur.
Gazetari Armand Maho përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se Rama e shkarkoi Xhafën për shkak se ai goditi grupet kryesore që në disa qarqe të vendit në prag të zgjedhjeve lokale.
Maho thotë se Fatmir Xhafaj u shkarkua në kulmin e suksesit të tij dhe të mbështetjes që kishte nga ndërkombëtarët, prandaj Rama, pas ikjes së “detyruar” të Xhafës do ta ketë shumë të vështirë mbajtjen e pushtetit.
Postimi i plotë:
Nje ikje si e Xhafes!
Fatmir Xhafa do te emerohej mes zallamahise per te shkuaren e tij si hetues ne kohen e komunizmit. Deshmite e viktimave nuk do e pengonin Edi Ramen, t’a emeronte kete xhafajn ne krye te dikasterit te policise, megjithese e dinte mjaft mire se ne prag fushate kjo do te ishte nje kosto e larte. Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Evropian e mbeshteten fort kete emerim, pasi Xhafa ishte dhe nje nder hartuesit e Reformes ne Drejtesi. Puna e pare qe do bente Xhafaj ne ate kohe do ishte goditja e klanit te Sajmir Tahirit, si ne polici ashtu dhe ne tregun e narkotikeve, duke e ditur fare mire qe disa prej krereve te larte te policise disa te shkarkuar dhe disa te shpallur ne kerkim ishin vendosur me firmen direkte te Rames!
Por Edi Rama nuk e shkarkoi Fatmir Xhafen as kur dolen pergjimet e vellait te tij, te cilat e cuan Agron ( Geron) Xhafajn ne burg ne Itali. Ne fakt kohet e fundit ka dale dhe nje fakt i ri. Ne pergjimet ndaj Xhafajt te vogel ishte perfshire dhe Sherbimi Informativ, dhe seshte ndonje cudi qe ne te gjithe kete mesele Rama te kete pasur dijeni te plote per kege ceshtje qe ne gjenezen e saj. Visho Ajazi nuk mbeti pa pune ai shkoi ambasadori yne ne NATO, nje sjellje e pazakonte kjo per Edi Ramen.
“ Doreheqja” e Xhafajt apo me mire shkarkimi i tij kishte kohe qe perflitej ne qarqet mediatike dhe politike e vendit. Dhe hakmarrja e ministrit e brendshem nuk do te vononte. Goditja e klanit Tahiri, natyrisht me nderhyrjen e nderkombetareve, ishte nje goditje jo e vogel per skemen elektorale te Rames. Ishin fije qe mbanin tendosur nje histori kater vjecare te trafikut te droges apo vjedhjes elektorale. Ne te njejten logjike dhe goditja qe iu be Balles. Ne veren e ketij viti me shume se nje here ky i fundit u perfol si kandidat potencial per t’a zevendesuar. Menjehere pas kesaj, u kap Toyota Yaris me 3.4 milione euro dhe u perfol emri i Balles. Me tej kjo akuze u pasua me ate te Fushe Krujes, lidhjen e tij me Edmond Begon e bandes se Aldo Bares, nxjerrja e sistemit Tims, flluska e Alizotit e keshtu me radhe. Taulant Balla tashme ngjason me nje bide te thyer, qe smund e perdoret per asgje, por ka mbetur aty deri ne zevendesimin e nje te reje. Nuk e beson me askush, megjithese mbeti dyerve te gjykatave me akuzat per shpifje me shume se dhe vete gjyqtaret te e punojne atje.
Me date 18 te ketij muaji qe jemi zyren e tij e vizitoi kreu i policise federale gjermane, takim i cili pasoi ate te qershorit mes Xhafaj dhe Ministriy te brendshem te Gjermanisr. Nderkohe qe ne media akuzat ndaj tij po zbeheshin, Xhafaj paralajmeroi “ lajme” ne javen qe lame pas. Dhe vertet ashtu ndodhi. I pari u godit nje laboratot heroine ne Has te kuksit, ku u gjeten me shume se 150 kg opium i cili kurrsesi smund te ndertohej pa dijenine e qarqeve te larta te politikes. Ky operacion solli dhe arrestimin e Arben Ndokes ne Lezhe se bashku me te vellane. Rama nuk do reagonte per kete, por nervozizmin e tij do e percillte Pjerin Ndreu, nje kandidat potencial per bashkine e Lezhes. Ne Lezhe pa mbeshtetjen e Ndokes mundesite e tij per te fituar jane te pakta. Pas kesaj do dilnin dhe nje pjese e pergjimeve te Vangjush Dakos te perzgjedhura me kujdes, qe e implikonin ate ne blerje votash. “Gjushi” pavaresisht dallkaukllekut te tij, eshte nje mbeshtetje e madhe per Ramen ne trekendeshin Durres-Shijak-Kruje! Lenia bosh e Durresit dhe e Lezhes ne prag zgjedhjesh lokale ne nje kohe kur dhe Kavaja i ka ikur duarsh me largimjn e Dajes dhe Roshit eshte dicka qe smund te kaperdihet nga Edi Rama. Po ti shtosh kesaj dhe godtjen e Bajrave ne Shkoder atehere mund e merret me mend lehte terbimi i tij.
Po natyrshem shtrohet pyetja se perse Xhafaj i beri te gjitha keto? Ishte nje zyrtar i ndershem, nje idealist, apo nje i pa implikuar! Aspak. Ne fakt Xhafaj nuk gezonte asnje cilesi prej ketyre. Xhafaj aty per shkak te kembenguljed se nderkombetareve dhe cka eshte me e rendesishmja e ambicjes se tij politike per te marre kreun e partise. Nje aparatcik i vjeter qe i njeh mire lojrat e oborrit. Kjo ambicie e tij mori nje goditje ge rende nga dalja e pergjimeve per te vellain dhe arrestimin e tij dhe Xhafaj e dinte fare mire se goditja nuk po i vinte vetem nga opozita e cila ishte ne te drejten e saj qe te ngrinte zerin. Me ikjen e Xhafajt, Rama mendon se ka hequr qafe nje kercenim per karrigen e tij, dhe jo me kot vuri aty Sander Lleshin, duke shmangur grupin parlamentar, por dhe per te mos i lene shkak opozites per t’ a sulmuar. Ai e di fort mire se cfare ka perzgjedhur ne parlament. Por gjithesesi duket se i ka bere hesapet pa hanxhine. Xhafajn ai e shkarkoi ne kulmin e mbeshtetjes qe ai kishte nga nderkombetaret sidomos nga Gjermania, dhe kjo mund ti kushtoje me shume se vete karrigia e kryeministrit. Ne rast se Tahirin mund t’ia mbaje varur litarin e burgut per ta bere te mbylle gojen, me Xhafajn kete e ka shume te veshtire t’a beje. Se cfare do ndodhe, do e shohim por ama nje gje edhte e sigurt. Rames i eshte veshtiresuar se tepermi mbajtja e pushtetit…
(B.H/Faxweb)