Personi i dyshuar për ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit ditën e sotme në Elbasan është Arbër Papleka, një ish-efektiv i Forcave Renea. Mësohet se Papleka e ka lënë detyrën në Policinë e Shtetit rreth dy vite më parë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ai është vetëdorëzuar në polici.
Bëhet me dije se në komisariatin e policisë kanë shkuar edhe makina të shumta të mbështetësve të Partisë Demokratike në këtë qark, ku kanë dorëzuar autorin.
Nga ana tjetër drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi dhe kandidati për deputet Luçiano Boçi, pak pas krimit janë parë në vendin e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake thuhet se Pepleka ka qenë shoqërues i Gazment Bardhit.
Ky i fundit është shoqëruar gjithashtu në komisariatin e policisë për të bërë deponimin e informacioneve që ai ka në lidhje me ngjarjen.