Edhe pse u bënë minuta që gazetarët janë instaluar para derës së banesës së Saimir Tahirit, ish-ministri ka vendosur që të dalë nga dera e pasme e pallatit.
Ai ka mbërritur tashmë në ambientet e Gjykatës së krimeve të rënda.
Siç duket Tahiri ka shmangur në këtë mënyrë përballjen me gazetarët. Ai shoqërohej nga tre oficerë të policisë, madje njërës prej tyre i hodhi edhe krahun.
Rreth orës 10:30 ne Gjykaten e Krimeve të Rënda është paraqitur avokati i Tahirit, Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se ndaj ish-ministrit nuk ka asnjë provë kundër.
(E.K/FAXWEB.AL)