Në shumicën e komunave në Kosovë tashmë është marrë vendim që dita e diele në bazë të ligjit të jetë ditë pushimi.
Por është komuna e Gjilanit që ende detyron punëtorët e bizneseve private që të punojnë dhe gjatë të dielave.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se e diela duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan.
Bunjaku-Rexhepi theksoi se punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm e që sipas saj, tetë orë punë, tetë gjumë dhe tetë pushim në ditë janë më të përshtatshme.
Postimi i plotë:
E diel, të bëhet ditë pushimi në Gjilan
Vërtet, dita e diel, duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan. Punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm, kohë të lirë për familjet e tyre dhe të argëtohen. 40 orë në javë, mjaftojnë. 8 orë punë, 8 gjumë dhe 8 pushim në ditë. Një jetë kemi dhe duhet jetuar të gjithë me dinjitet. Çdo të diele pushim, edhe në qytetin tonë.