Kanë kaluar plot 16 vite që atëherë, diçka që duket e pabesueshme për kë e shikonte gjithë adhurim këngëtaren e vogël e cila bëri për vete jurinë serioze të “Etheve”.
E megjithatë dje, Samanta Karavella mbushi 29 vjet. Këngëtarja ndau në Instagram momentet nga festa surprizë që i organizuan miqtë dhe të afërmit.
Këngëtarja festoi fillimisht me disa mikesha, pastaj kur u kthye në shtëpi, gjeti plot tullumbace dhe një urim ditëlindjeje të varur në mur.
Sot, Samanta postoi në Instagram një video të vetën me momente nga fëmijëria.
“Faleminderit Zot për një vit tjetër”, shkruajti Samanta.