Teksa studentët e Universitetit të Tiranës kanë vendosur unanimisht që të boktojnë mësimin duke u ngujuar nëpër fakultetet përkatëse, ka ardhur dhe reagimi i parë nga qeveria.
Zv. Kryeministri Erion Braçe në një postim në Twitter është shprehur kundër revoltës së studentëve duke shkruar se një klasë nuk mund të bllokojë një fakultet.
“#MeStudentet Nje klase nuk mund te bllokoje nje Fakultet; disa klasa ne disa fakultete nuk mund te bllokojne nje Universitet; 5 universitete nuk mund tu djegin vitin 60-70 mije studenteve! Nje klase perballe 70 mijeve eshte #ePadrejte #ePandershme #eDhunshme #Partiake.”- shkruan Braçe.
(M.Q/Faxweb.al)