Izraeli është në luftë me militantët e Hamasit, tha kryeministri izraelit pas sulmeve masive të grupit militant. Njoftohet për mbi qindra të vrarë dhe të plagosur izraelitë si dhe marrjen peng të ushtarëve dhe civilëve nga Hamasi.
Militantët e Hamasit ndërmorën një sulm ndaj Izraelit në shumë fronte të shtunën, duke e goditur atë me disa mijëra raketa, ndërsa dhjetëra luftëtarë militantë depërtuan disa zona të kufirit të fortifikuar ndërsa Izraeli kishte ditë feste.
Për të diskutuar rreth këtij konflikti që nga origjina deri më sot, ka qenë i ftuar në FaxNews diplomati Spartak Topollaj.
I pyetur nga gazetari Egon Loli, Topollaj tregon se historia e këtij konflikti është gati 2000 vjeçare.
Dy palët që angazhohen në negociata të drejtpërdrejta janë qeveria izraelite dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO). Negociatat zyrtare ndërmjetësohen nga Katërshja për Lindjen e Mesme, e cila përbëhet nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian. Liga Arabe, e cila ka propozuar një plan alternativ paqeje, është një tjetër aktor i rëndësishëm. Egjipti, një anëtar themelues i Lidhjes Arabe, ka qenë historikisht një pjesëmarrës kyç në konfliktin arabo-izraelit dhe negociatat e lidhura me to, më shumë që nga traktati i paqes Egjipt-Izrael. Një tjetër pjesëmarrës po aq kyç është Jordania, e cila aneksoi Bregun Perëndimor në 1950 dhe e mbajti atë deri në vitin 1967, duke hequr dorë nga pretendimi i saj territorial mbi të në 1988.
Më 14 maj 1948, Britania përfundon tërheqjen e saj nga Palestina, ndërsa hebrenjtë shpallën pavarësinë e Izraelit. Si përgjigje, Lidhja Arabe u shpall luftë. Gjatë konfliktit, dy armëpushime do të lejonin ushtrinë izraelite të forconte pozicionin e saj dhe gradualisht të merrte pushtetin.
Më në fund, Marrëveshjet e Armëpushimit u nënshkruan, Izraeli lëshon territorin e ri duke përfshirë Jeruzalemin Perëndimor. Egjipti merr Rripin e Gazës, kurse Bregu Perëndimor u aneksua nga Transjordania për të formuar Jordaninë.
Në vitin 1987, popullata palestineze rebelohet dhe del në rrugë. Ky ishte fillimi i Intifadës së parë (Intifada është një fjalë arabe që bukfalisht përkthehet si “dridhje”. Ajo rrjedh nga një term arabisht “nafada” që do të thotë “të shkundësh”, “të heqësh qafe”.)Në këtë kontekst lind Hamasi, një lëvizje islamike palestineze që e lufton Izraelin.
“Termi Intifada i referohet dy kryengritjeve palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.
Spartak Topollaj: Historia është e vjetër në këtë rast, gati 2000 vjeçare, dihet që Toka e Shenjtë është Jeruzalemi dhe konflikti ka qenë shekullor. Por ky konflikt u acarua së tepërmi kur arabët u islamizuan, pra ajo popullsi palestineze u islamizua mbas krijimit të fesë islame, pas publikimit të Kuranit dhe ata nuk mund ta pranonin që të ishin të pranishëm në këto troje, hebrenjtë. Ky konflikt çoi në atë që popullsia hebreje të shpërngulet me dhunë dhe pothuajse mbetën pa atdhe, por ruajtën autenticitetin e tyre, mëvetësinë e gjuhës, traditës, kulturës dhe fesë jaudiste.
Në këto rrethana të shpërndarë nëpër botë kurrë nuk e humbën lidhjen me atdheun e tyre. 75 vite më parë, në 48 krijuan shtetin e Izraelit, të ndihmuar nga Anglia. Konflikti ishte dhe mbi bazë fetare. Një pjesë ishte hebre dhe një pjesë myslimanë. Ky konflikt erdhi duke u ashpërsuar, interesat e fuqive të mëdha luanin herë këtej e herë andej. Rajoni dihet që është shumë i rëndësishëm dhe pikë kyçe në Mesdhe dhe një zonë e pasur me naftë. Me krijimin e shtetit të Izraelit këta nuk mund të pajtoheshin dhe u zhvilluan tre luftëra të mëdha. E para në vitin 56, kur ishte çështja e kanalit të Suezit, në Egjiptin e porsa shpallur republikë. Në Egjipt ka sunduar dinastia shqiptare e Mehmet Ali Pashës, me 10 mbretër rresht, me Farukun të fundit. Jordania ishte pjesë e koalicionit. Anglo-franko-izraelitët e fituan luftën.
Lufta e dytë më 5 qershor 1967, sërish u fitua nga Izraeli i cili mori territorin e Jordanisë dhe gadishullin e Sinait në Egjipt. Kjo luftë u fitua nga izraelitët, por mesa duket vendet arabe i thirrën mendjes, u bashkuan dhe në ditën e festës së madhe që kanë hebrenjtë, në vitin 73 rrethuan dhe sulmuan armatën izraelite. Në fillim përparuan dhe u desh ndihma amerikane, ku u dërguan avionë dhe u rivendos pozicioni i fituesit për Izraelin. U arrit marrëveshja që të pushohej lufta dhe u vendos që të riktheheshin disa nga territoret. Në këto territore jetonin arabë palestinezë, për 50 vite ka vazhduar lufta. Palestinezët o organizuan me organizatën Për Çlirimin e Palestinës.