Nga Armand Maho
Kush thote se kjo qe ndodhi me 25 qershor s’ka ndodhur ndonjehere ne PD ose nuk e njeh historine e PD ose e ben qellimisht. Une besoj se nje pjese e atyre qe flasin e bejne qellimisht sepse kane qene perfitues direkt te politikave te Berishes per te ngritur shkallet e karrieres. Shembull per kete eshte viti 2001. Partia Demokratike u dhunua e u manipulua thuajse ne te gjithe Shqiperine. Ne raundin e pare te zgjedhjeve me 24 qershor doli me 15 deputete ne 100 zona elektorale, pavaresisht se te dhenat flisnin per nje fitore me pak se 47% kundrejt 38% te se majtes. Ne balotazh shkuan jo pak por 37 zona, dhe nga te cilat mori vetem 10 dhe bashke bashke me listen e proporcionalit, nuk beheshin as 32 deputete.
Pushteti i asaj kohe u be njesh bashke me aleatet kunder PD-se. U vu ne veprim policia, SHIK dhe bandat. Mund te shikoje manipulime absurde, qe s’benin vaki nga bandat e Kosenit, ne Peqin apo ato te Luan Rames ne Burrel. Ketyre manipulimeve u erdhi ne ndihme dhe Fehmi Abdiu me Gjykaten Kushtetuese, ku jo pak por me shume se 15 mandate ja dha ne tavoline se majtes. Kutite e shqyera dhe votat e manipuluara merreshin te mireqena. Berisha u detyrua te futej dhe ne pazare per shkak te qurravitjeve te Bamir Topit i cili s’kishte arritur te fitonte ndaj Zamira Cakes ne nje nga bastionet tradicionale te djathta. Topi do deklaronte publikisht se ne rast se si jepej mandati do ikte perfundimisht nga PD. Kjo beri qe Berisha ne kulmin e akuzave te futej ne negociata me Fehmi Abdiun dhe mandati t’i kalonte te djathtes.
Me tej disa nga perfituesit e medhenj ne kete situate te pazakonte ishin dhe keta qe sot kerkojne doreheqjen e Bashes, apo thone se s’ka ndodhur ndonjehere kjo qe ndodhi kete here.
Ka ndodhur qe çke me te, dhe Basha s’eshte perfituesi i vetem nga Berisha. Per shembull Ritvan Bode humbi ne te dyja raundet dhe u fut nga lista. Patozi konkuroi ne 2001 ne Kavaje dhe humbi, i ndjeri Olldashi nuk ishte me shume se 27-28 vjeç dhe u fut nga lista, pa garuar fare.
Jozefina qe nga viti 1996 konkuronte ne zonen me te sigurt ne Shkoder e keshtu me radhe. Arben Imami ishte ne krahun tjeter dhe hyri si deputet i Dushkut me siglen e PAD. Asnje prej tyre nuk kerkoi doreheqjen e Berishes ne ate kohe, madje as i shkoi ndermend. Por u bene bashke dhe pas kater vjetesh sollen PD ne pushtet. Sot, menyra e manipulimit ka ndryshuar. Ne rast se atehere perdorej forca sot perdoren parate dhe sekseret qe shkojne shtepi me shtepi. Deformimi i vullnetit te zgjedhesve behet ne forme tjeter, por ama parimi mbetet i njejte.
Nga ana tjeter kemi dhe situaten ndryshe. Ne zgjedhjet e vitit 2005 ishte Berisha qe nga Grupi Parlamentar i vitit 2001 nuk mbajti me shume se 7-8 deputete. Te tjeret nuk u perfshine ne zgjedhje. Ishin pikerisht ata me te cilet kishte perballuar rrenimin e vitit 1997. Ne ate liste nuk ishin me Gjok Vuksani, Luigj Gjoka, Myslim Murrizi, Pellumb Berisha, Pal Dajçi e shume te tjere.
Pjeter Arbnorit fituesit tradicional ne Bushat me nje manover ju nderrua zona dhe humbi perballe Sterkajt ne Shkoder, nje nxjerrje me lezet nga politika. Myslim Murrizi per shembull ishte nga ata deputete qe arriti te merrte mandatin ne vitin 1997, nen trysnine e kallashit. Ne nje bisede qe zhvillova se fundmi me ka thene qe me e lehte ishte te perballeshe me bandat e asaj kohe se me minjte qe futeshin ne çdo dere fukarai duke lene shukat e parave per vota. “Te pakten atehere e dije forcen e kundershtarit dhe merrje masa. Por kete here ishte shume e veshtire. Ka ndodhur qe jane masakruar sekseret se kane dhene para tek i njejti vend.” do me tregonte Murrizi.
Te gjithe ata qe sot dalin kunder garat i kane bere ne te njejen gjatesi vale me Bashen, ose dhe me te lehta. Ne vitin 2005 Patozit i nderruan zonen nga Kavaja, e çuan ne Vore. Boden nuk e la me ne Devoll Berisha duke i dhene zone tjeter ne Korce. Olldashit i kish ardhur koha e perballjes ne Shijak po rrethanat kishin ndryshuar. Basha i paprovuar asnjehere ju la perballja me Arben Ahmetajn, nje zone jo aq e thjeshte dhe korri nje fitore spektakolare. Majlinda Bregut ju la zone e sigurt ne Laprake, Arben Imami u shfaq ne postin e shefit te kabinetit te qeverise. Ndersa ata qe u kishin qendruar plumbave u lane jashte, koha e tyre kish perenduar, te pakten per momentin!
Tashme ndodhemi ne nje ekuacion jo te lehte per tu zgjidhur. Thone qe Basha kish mbeshtetjen e Berishes, por ne fakt hapesirat te gjitha po ta mendosh holle holle i kane pasur te njejta. Ndoshta ishte arroganca e tyre qe i la jashte. Sot ndodhemi ne nje situate ku lider tjeter nga ajo parti nuk eshte prodhuar, dhe gjate kohes se opozites te gjithe preferuan te qendrojne nen hijen e Berishes, ose te shanin kryetarin skutave por pa i dale ballas. Asnje prej tyre nuk foli kur e kishte gabim, ama nuk ngurruan te nxjerrin kthetrat ne momentin qe pane se u fluturoi mandati. Kthyen syte nga kujdestari i tyre i perhershem por ai eshte i pafuqishem t’i ndihmoje ne kete situate. Ai e di fort mire se ndihma qe mund t’i jape nuk sjell asnje ndryshim, perveç percarjes dhe shkermoqjes se metejshme. Nga ana tjeter ai e ka provuar shijen e humbjes, dhe jo vetem nje here. Ai e di sa i rendesishem eshte nderrimi i ekipeve, qofte dhe me gabime. Ndoshta zevendesuesi i tij mund ta bente ne forme me te bute, por qe duhet ta bente kete se ka vene ndonjehere ne dyshim.
Prandaj ka vendosur ta lere Bashen te vazhdoje rrugen e tij. Keta qe sot kercejne perpjete nga zemerata i provoi gjate tete viteve te pushtetit, dhe kostot e tyre i mori vete mbi shpine ne vitin 2013. Por zgjidhje tjeter nuk sheh! A po ben mire apo keq kete do e tregoje koha!