Reparti i mbrojtjes te Kukësi duket se do të ketë largime të njëpasnjëshme pas afrimeve të shumta në merkaton e verës.
Pasi Rustem Hoxha dhe Albi Alla vendosën të largohen më herët, këtë herë është mbrojtësi i majti Ardit Peposhi që përshëndet verilindorët.
Peposhi largohet për shkak të minutave të pakta që i janë vënë në dispozicion, 25-vjeçari luajti vetëm 280 minuta sezonin që kaloi edhe pse ka nevojë për më shumë hapësirë duke qenë se është në kulmin e karrierës.
Ka qenë vetë lojtari që e ka bërë publikë vendimin e tij në një deklaratë ku shprehet:
“Miqtë e mi, doja t’u informoja se që sot që nuk jam me pjesë e Kukësit. Falënderoj tifozët e Kukësit dhe shokët e ekipit për mbështetjen për gjatë gjithë sezonit te kaluar,do doja që kontributi im për këtë ekip të ishte shumë më i madh se kaq, megjithatë për arsye të ndryshme nuk ndodhi kjo gjë. Kukësit i uroj vetëm fat e suksese ne këtë sezon të ri”.