04:09 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një lagje e re në Laç, Lleshaj: Qytetarët janë qetësuar, një pjesë mund të transferohet në Tiranë

15:43 | 04/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pallatet janë skena krimi”, ministri Lleshaj tregon provat që janë mbledhur në Durrës: 3 kategoritë e përgjegjësve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj,  nga Fushë Mamurrasi është shprehur se në Laç pritet të ndërtohet një lagje e re, ku do të sistemohen banorët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Pyetja: Z.Ministër, doja t’ju pyesja ju se ku do të jetë lagjia e re në Laç, ku pritet të ndërtohet?

Ministri Lleshaj: Akoma nuk është përcaktuar se ku, por ajo që është përcaktuar është që do të kemi një lagje të re në Laç, në të cilën do të sistemojmë të gjithë ata banorë, të cilat janë prekur rëndë nga dëmtimet.

Ndërkohë sot jam këtu në Fushë Mamurras për të parë edhe se çka ndodhur, për të parë problemet këtu në Fushë Mamurras.

Është faza e dytë e angazhimit tonë, sepse faza e parë ka qenë për tu marrë me pallatet kryesisht, ku ishte rreziku edhe më akut.

Shoh që edhe këtu ka dëmtime, kryesisht shtëpitë e vjetra, janë ato që janë dëmtuar më shumë.

Janë marrë masa, do vijojmë prap për të marrë masa që t’u vijmë në ndihmë banorëve, kryesisht përmes çadrave të përshtatshme për të kaluar këtë periudhë.

Ndërkohë që të njëjtën përpjekje do bëjmë edhe për strehimin e tyre. Pra, programi i strehimit do të jetë i tëri jo vetëm për qytetin, por edhe për zonat rurale.

Pyetje: Unë e kuptoj që duhet të jeni shumë i ngarkuar, edhe ndoshta është shumë herët për ta bërë këtë pyetje, por shumë banorë ndoshta nga frika për të qëndruar në shtëpitë e tyre, të paktën me sa bisedova në Laç, kërkonin që ndoshta pse jo shtëpia e tyre e re të ishte në Tiranë, një vendosje deri në një moment të caktuar, deri kur të kenë një shtëpi komode në zonën e tyre. A do të mundet të realizohet diçka e tillë?

Ministri Lleshaj: Aktualisht një pjesë e madhe e qytetarëve janë të strehuar në hotele ose në çadra, ata që për shkak të ekonomisë bujqësore, nuk largohen dot nga shtëpia. Sigurisht që së shpejti do të kalojmë në një fazë të dytë, e cila do të nënkuptojë kalimin e atyre që janë në hotele në apartamente me qira.

Kështu që ne do të kemi një program shumë shpejt për të strehuar në apartamente me qera kudo që qytetarët ta gjejnë të përshtatshme, ata qytetarë, të cilët nuk kanë mundësi aktualisht të banojnë në shtëpitë e tyre.

Pra, mund të shkojnë në Tiranë, mund të shkojnë, mund të shkojnë në Krujë, në Durrës, kudo që të jetë e përshtatshme për ta. Ky program do të lançohet shumë shpejt.

Pyetje: Z.Ministër, që ditën e parë që ka rënë tërmeti, kemi qenë në terren, ju me punën tuaj, unë me punën time. Unë ndiej njëlloj qetësimi te qytetarët, te banorët, kudo që kam qenë në Durrës, Laç apo këtu ku ndodhemi tani. Ju a e ndieni?

Ministri Lleshaj: E ndiej njëfarë qetësimi nëqoftëse flasim në kuptimin e përgjithshëm, megjithatë ka raste të veçanta, të cilat të bëjnë prap të jesh i shqetësuar. Unë sapo kam takuar një familje këtu në Fushë Mamurras, një grua të re, me tre fëmijë të vegjël… Pra, ka edhe raste të veçanta të cilat na bëjnë ende të jemi mjaf të shqetësuar.

Ndërkohë që kjo e madhja po merr dalëngadalë, po shkon drejt njëfarë stabilizimi për kushtet ku jemi, por mbeten rastet e veçanta, të cilat janë prapë po aq të mëdha sa e tëra.

Pas

Trump e quan kryeministrin “dyftyrësh”, anulon konferencën për shtyp dhe lë samitin e NATO-s

Para

Në garë 3 emra, Kuvendi zgjedh nesër kryeprokurorin e ri, mazhoranca sytë nga opozita për sigurimin e votave

Para
“Olsian Çela është fituesi! Arta Marku solli vetëm një sondazh, Memçaj pa përvojë”

Në garë 3 emra, Kuvendi zgjedh nesër kryeprokurorin e ri, mazhoranca sytë nga opozita për sigurimin e votave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.