Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë u diskutua dhe votua shtyrja e afatit të amnistisë për dorëzimin e armëve.
Ndërkaq një propozim për simulimin e qytetarëve e ka pasur dhe deputeti socialist për Qarkun e Shkodrës, Paulin Stërkaj.
Teksa anëtarët e pranishëm në mbledhje thjesht kanë diskutuar dhe votuar Stërkaj ka menduar për diçka më shumë.
Gjatë mbledhjes, ai propozoi që atyre personave që dorëzojnë vullnetarisht armët, t’u jepet një stimul, e në lidhje me këtë propozoi t’u jepet në laptop.
“Propozoj që atyre që dorëzojnë armët t’u jepet një stimul i vogël psh një laptop”, tha deputeti Stërkaj.
Nuk dihet nëse ky propozim i Strëkajt do të jepte rezultat edhe nëse miratohej. Sakaq, deputeti socialist ka propozuar që të gjithë kolegët e tij t’i nisin takimet e fushatës elektorale me thirrje drejtuar qytetarëve për dorëzimin e armëve. (E.K/SHUPLAKA)