Një automjet ka shpërthyer në flakë mesditën e kësaj të enjte në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Sahatit.
Dyshohet se mjeti tip ‘Opel Corsa’ ka pësuar një defekt teknik. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimi zjarrfikës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, teksa kanë nisur hetimet për këtë rast.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacione paraprake
-Rreth orës 12:45, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, shtetasi Z. I., 74 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
-Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
-Rreth orës 15:15, në lagjen “Qemal Draçini”, Shkodër, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti në pronësi të shtetasit E. R., 32 vjeç. Nga kjo ngjarje, ka vetëm dëme materiale.
Grupe hetimore vijojnë të punojnë për të sqaruar rrethanat e këtyre ngjarjeve.