Më datë 13.05.2020 Anëtari I bandës Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin, zëvendës shef i komisariatit të Elbasanit, ku ky I fundit I kërkon për ta ndihmuar për ti gjetur një makinë.
Gjino Roka: Po më thuaj shok, kam muhabet me njërin shok…më thuaj ça duhet…ca makine…ca lloji…se I bin nga Kanadaja dhe kan nigju shkojnë lirë, më oriento afërsisht që ta vë në lëvizje që ta gjejë makinën ai…Ok shok, në rregull… do flas më vonë dhe të them shoku…Po jo mor ca sikleti thu….sa të merrem vesh të lajmëroj…gjejm një tjetër shok..Tjet dhe e majtjme se do rri familja lart…Asigja shok’’
Biseda vijon ditën tjetër, Xhino Roka bisedon me Dedan Gjonin dhe e bën medije se ka gjetur një automjet Mercedez Benz B klas familjar.
Xhino Roka: Ckemi shok si kalove, më thanë për një benz B klas për familjen…Ka naft ka dhe benzin..Ok shok…nesër të lajmëroj unë.
Më datë 16.05.2020 Roka komunikon sërish me Gjonin ku i tregon vendin se ku do të marri makinën.
Xhino Roko: Ckemi shok..pak më vonë të them ku të marrësh makinën..këtu je në qytet?…kur të vish të them…hajde takojm rrim çik se e rregullojmë këtë punë…makina është gati te karburanti ** në qytet…tëp presin aty..ok shok.. me targa shok me letra…ta gëzosh jam në lushnje..i thash ktij robit më duhet makinë, ma gjeti, tani është e jotja.
Më 20.05.2020 Xhino Roka komunikon sërish me zëvendes shefin e komisariatit Elbasan, Dedan Gjonin, ku diskutojnë për ndryshimin e autorësisë së automjetit. Gjithashtu Roka e pyet nëse ka njohje me shefin e komisariatit për shkak se duhet një firmë për një shok që është në burg dhe i dënuar me 5 vite burg për armëmbajtje por i kanë ngelur 3 vite.
Xhino Roka i tregon Dedan Gjonit se po përgatitet letra për ta nxjerrë nga burgu por I duhet firma e shefit të komisariatit.
Xhino Roka: ‘’Mirëmëngjes shok…duhet ti ketë majt për të ba ndrrimin e pronësisë…Ja po flas e ti them..E ka fik tel shok…Sa tmë marri të lajmëroj…Se do jetë në gjum..Pse ca ka ai dreq…Ja e hapi shok nise robin…Po e pret aty…Jojo ska dijeni fare…Shok doja të pyesja dicka…A shkon me shefin e komisariatit? Na duhet një firm për një robin ton që është në burg..Na duhet firma e shefit të komisariatit për ta nxjerr arrest shpie…Dhe një kafe do ja japim…E garantojm që sdo ketë asnjë shqetësim…Kelment Xhaferri…Jo ska ardh shkresa akoma…Fola po merret tani..’’
Po më 22 Maj Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin të cilit i shprehet në lidhje me automjetin duke i thënë ta gëzosh./faxweb