Muajt po kalojnë edhe pamja e re e Floriana Garos nuk mund të fshihet dot më. Vajza që do të vijë në jetë ka filluar që të ndryshojë moderatoren jo vetëm në trup pod he në ëmbëlsinë e fytyrës. Ajo është shfaqur shkëlqyeshëm në fotot e saj të fundit në Zvicës.
Ka qenë një event ku moderatorja ka marrë pjesë dhe me zgjedhjen për fustanin ka fituar edhe më shumë pikë.
Bukuroshja e ekranit, prej disa kohësh është shkëputur nga televizioni për të jetuar në Zvicër së bashku me partnerin e saj, Enesin.
Po duhet thënë se dhe kthimet në Shqipëri gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shpeshta. Vetë Floriana e ka pranuar se po të mos ishte për dashurinë e saj ajo nuk do të ishte larguar asnjëherë nga Shqipëria.
(E.K/Faxweb)