Gjatë diskutimit të situatës politike në Shqipëri, me shtyrjen e negociatave për në shtator dhe takimit të nesërm të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha me presidentin Meta, i ftuar në “360 Gradë” me Artur Zhejin petagogu Arlind Qorri ka dhënë disa nga komentet e tij në lidhje me lëvizjet e fundit të dy krahëve politik.
Qorri ka deklaruar se palët politike, të udhëhequr nga krerët e tyre, Rama dhe Basha po luajnë poker me njera-tjetrën. Me fjalë të tjera, sipas tij, “retorika e përdorur nga liderët e dy partive (gjuha e ashpër), bëhet me qëllim që të rrisin pazarin në negociatat e mundshme. Askujt si intereson respektivisht pushtet 100% apo revolucion për fundosjen e qeverisë.”
Pjesë nga biseda në studio:
Qorri: Ramës i intereson të luajë me rregullat e vjetëra dhe të dalë fitimtar.
Zheji: Pse nuk jep një shans kompromisi?
Qorri: Palët nuk do ti marrin fjalët e Ramës apo Bashës, si të vërteta të tyre të plota. Gjuha është është performative, pra nëpërmjet gjuhës duan të krijojnë një lloj realiteti. Pra duan të rrisin pazarin në negociatat e mundshme. Po ta vësh re Basha thotë do bëjmë revolucion, Rama thotë do të fitojmë 100%.
Në fakt asnjërës palë nuk i intereson kjo gjë. Ramës nuk i intereson të fitojë 100% sepse pjesa e pushtetit do ta fundosë. Ndërkohë që Bashës nuk i intereson revolucioni sepse si mund të kërkojë revolucion një parti që do të rrezikonte pastaj privilegjet dhe pasuritë e veta të tyre. Palët janë duke luajtur poker me njera-tjetrën, duke fshehur disa karta. Por unë mendoj që në fund fare ata do të arrijnë një lloj kompromisi.