22:55 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një mesazh në kohën e duhur i shkrimtares: S’mjafton ta duash, por edhe ta ruash Atdheun

08:51 | 28/11/2016
në Aktualitet, Kulturë
0
Një mesazh në kohën e duhur i shkrimtares: S’mjafton ta duash, por edhe ta ruash Atdheun

Në kohën e duhur, për 28 nëntor, shkrimtarja Flutura Açka jep mesazhin e fuqishëm për Atdheun dhe Identitetin.

‘’Nuk mjafton ta duash, por edhe ta ruash Atdheun…’’, sugjeron butësisht Açka me një shembull konkret të një vogëlushi quajtur Luan, prishtinasi që jeton në Londër.

‘’Ky vogëlush është Luani, një prishtinas që jeton në Londër. Ai flet shqip, qesh shqip, tani po mëson të këndojë edhe shqip. Prindërit e tij nuk do t’ia lejonin vetes që i biri të mos flasë shqip njëlloj si anglishtja që po mëson në kopësht.

E di se pa vogëlushët si Luani, pa shqiptarët e Kosovës veçmas, e ardhmja e Atdheut, druaj se do të ishte e dyshimtë. E them këtë sepse nipërit dhe mbesat e mia në Itali, një dyzinë e tyre, të bukur dhe të mençur, thuajse nuk dinë shqip. Dhe sa prej familjeve tona po e tresin gjuhën dhe bashkë me të dhe Atdheun… Shkujdesjen sot, do ta paguajmë shtrenjtë shekuj më pas.

Nuk mjafton ta duash, por edhe ta ruash Atdheun, kudo që të jesh. Gjithçka po globalizohet, por identiteti jo. Një ditë e tillë, si Dita e Flamurit, veçse na e kujton këtë.

Fotoja e vogëlushit botohet me lejën e familjes së tij.’’, shkruan shkrimtarja.

femijaflamur

 

Pas

Sërish “Vdekje për shqiptarët” e Manastirit

Para

700 kilogramë drogë në portin e Durrësit, arrestohet shoferi

Para
700 kilogramë drogë në portin e Durrësit, arrestohet shoferi

700 kilogramë drogë në portin e Durrësit, arrestohet shoferi

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.