Njerëzit gjithmonë e më shumë po tregohen të gatshëm të bëjnë çmendurira për të marrë disa “like” më tepër në fejsbuk, por ky baba nga Algjeria e ka tepruar.
Ai ka nxjerrë fëmijën e tij në dritare nga kati i 15 dhe ka kërkuar i mijë pëlqime ose përndryshe do ta lëshonte.
Njerëzit që ndodheshin aty pasi e kanë vënë re kanë thirrur policinë e cila ka arrestuar babain e fëmijës I cili ka deklaruar se bëhej fjalë thjeshtë për një shaka, mirëpo gjykata nuk e ka marrë parysh këtë dhe e ka dënuar babain e papërgjegjshëm me dy vite burg.
Ai e mbante fëmijën me një dorë dhe me tjetrën e fotografonte, përbri fotos shkruhej “1 mijë pëlqime ose e lëshova”. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post