”Me një mik të mirë të Shqipërisë”, kështu e cilëson takimin me ish-kryeministrin e Italisë Romano Prodin, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.
”Ndjehem me zemër një mik i Shqipërisë, më tha zoti Prodi, e do te vi në Tiranë pas disa ditësh në përkujtim të 20-vjetorit të misionit “Alba”.”, tregon Rama.
MBRESAT E LUAN RAMËS NGA TAKIMI:
”Me një mik të mirë të Shqipërisë: Romano Prodi, ish – Kryeministër i Italisë dhe ish – President i Komisionit Europian.
Pekin, në konferencën:
“PKK in dialogue with world political parties high-level meeting”.
Gjatë takimit shfrytëzova rastin ta falenderoj zotin Prodi për rolin e veçantë që ai ka luajtur në mënyrë të veçantë 20 vjet më parë pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997!
“-Ndjehem me zemër një mik i Shqipërisë, më tha zoti Prodi, e do te vi në Tiranë pas disa ditësh në përkujtim të 20-vjetorit të misionit “Alba”.
Biseduam gjithashtu edhe për rolin që duhet të luajnë partitë politike në emancipimin dhe zhvillimin e shoqërisë”
(V.G/Faxweb)
Discussion about this post