Ministria e Mirëqënies Sociale do të njohë një ndërrim titullarësh 3 muaj para zgjedhjeve. Blendi Klosi do t’i lërë vendin ministres më të re Olta Xhaçka e cila mori sot dekretimin nga ana e Parlamentit.
Të dy sot ishin në pranishëm në një takim ku merrte pjesë edhe Edi Rama për paktin e mirëqënies sociale.
Fillimisht ishte Klosi ai që mbajti fjalën e rastit duke përmendur dhe arritjet në sektorin e mirëqënies sociale. Nderkohë që Xhaçka në fjalën e parë si ministre shprehu vlerësimet për punën e paraardhësit të saj dhe tha se do të vijojë rrugën e tij.
Duhet thënë se kjo ministri ka njohur edhe më parë një ndryshim pasi në krye të saj për dy vite fillimisht qëndroi Erion Veliaj tashmë në krye të Bashkisë së Tiranës. Edhe ai ishte i pranishëm sot në këtë takim. Pra një ministër në ikje, një në ardhje dhe një ish. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post