Një ditë më parë presidenti Donald Trump kërkoi një minutë heshtje në shtëpinë e bardhë, kjo për të nderuar viktimat në 16 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të 2001 në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.
Trump dhe zonja e parë Melania Trump shkuan në lëndinën e Jugut dhe qëndronin në heshtje.
Më vonë, presidenti Trump tha se terroristët “nuk kanë ku të fshihen”.
“Këto janë armiq të tmerrshëm, të tmerrshëm – armiq që ne kurrë nuk i kemi parë më parë. Por ne jemi duke u siguruar që ata kurrë nuk kanë për të gjetur një strehë të sigurt për të nisur sulme kundër vendit tonë”, tha Trump gjatë komenteve në Pentagon.
Kryetari i përbashkët i Shefave të Shtabit, gjeneral Joseph F. Dunford Jr dhe sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis qëndronin pranë Trump ndërsa foli me një turmë që përfshinte familjet e disa prej 184 punonjësve të Pentagonit, pasagjerëve dhe ekuipazhit ajror që vdiqën në sulmin atje.
Më parë, Trump udhëhoqi një çast heshtjeje në një ceremoni të shkurtër dhe të zymtë në Shtëpinë e Bardhë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post