Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, mbrëmjen para zgjedhjeve parlamentare paralajmëron qytetarët të ruajnë përqendrimin dhe gjakftohtësinë. Kjo në mënyrë që të mos bien pre e provokimeve të ndryshme.
“Zgjedhjet janë moment solemn i përgjegjësisë qytetare!
Ruani perqendrimin, ruani gjakftohtësinë e mos bini pre e provokimeve të banditëve të përfshirë prej panikut të humbjes!
Evidentoni dhe denonconi çdo emër polici që në kundërshtim me ligjin është perfshirë në vjedhjen e votave për llogari të Rilindjes! Asnjë nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të ligjit!
Qytetaria do të fitojë!”, shkruan Rama.
Kujtojmë se dita e sotme ka qenë një ditë mjaft e tensuionuar, kjo për shkak të denoncimeve të ndryshme të shit-blerjeve të votës. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post