Ish-lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gasëhi, ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist në fund të këtij sezoni sportiv.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Gashi në Instagram, duke njoftuar fundin e kësaj aventure të gjatë në moshën 34-vjeçare.
“Përshëndetje të gjithëve. Ka ardhur koha të ju informoj që kapitulli im i futbollit do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Dua të falenderoj klubet e mia dhe bashkëlojtarët për momentet e paharruara dhe të suksesshme. Një falenderim i madh shkon për familjen time dhe shokët për mbështetjen. Jam shumë i entuzazmuar për të ardhmen dhe çdo gjë që do të vijë. I juaji Shkeli”, shkroi ai.
Gashi aktualisht është pjesë e Aarau në ligën e dytë të Zvicrës, teksa më parë ka mbajtur veshur fanellën e Bellinzona, Schaffauseni, Xamaxi e Zuerichu, Basel në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Colorado Rapids.
View this post on Instagram
Discussion about this post