19:17 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Një nga mjekët u arratis”, Isuf Kalo hap ‘bllokun’: Enveri kishte në dorë disa gjëra që i ka vetëm Zoti

22:50 | 11/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Një nga mjekët u arratis”, Isuf Kalo hap ‘bllokun’: Enveri kishte në dorë disa gjëra që i ka vetëm Zoti

Gjatë verës libri i profesor Isuf Kalo hapi debate në publik. Libri “Blloku, mjeku personal i Enver Hoxhës”, mjeku Kalo thotë se nuk i dedikohet ish-pacientit të tij Enver Hoxhës, por Bllokut në tërësi.

Autori  thotë se kjo iniciativë, nuk është as për të bërë histori shkencore apo letërsi të mirëfilltë, por është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të Bllokut.

Këtë të mërkurë në emisionin Opinion, ai ka treguar se si ka qenë marrëdhënia e tij me Enver Hoxhën, ndërsa ka qenë mjeku personal i diktatorit.

“Edhe në klinikën speciale për një kohë të gjatë nuk ka pasur mjekë personal. Për Enver Hoxhën në të vërtetë është kujdesur fillimisht Ibrahim Dervishi, pastaj një doktor Shameti i cili çuditërisht u arratis në Çeki, më pas Fjezi Hoxha është marrë shumë. Ky që u arratis ishte drejtor i klinikës speciale dhe u arratis nga vitet ’60 kur ne u prishëm me kampin socialist, ai kishte të dashurën e tij në Çeki dhe ai simuloi një situatë sikur do shkonte për kurim dhe prej andej iku. Dhe nuk u përzije më në politikë, e bëri për arsye personale. Nuk tha asgjë për Enver Hoxhën, ai mori një shumë parash që nuk i ktheu më. Unë kam patur raport mjek-pacient. Unë në vitet 70-73 u caktova çik mjek personal, për Hysni Kapon që vuante nga diabeti. Hysni Kapo, me iniciativën e tij, nuk ka qenë kërkesa e Enverit i propozoi Enverit që unë të kaloja tek ai.  Hysni Kapo më thirri në shtëpi dhe më tha që Partia të ka caktuar një detyrë të rëndësishme të kujdesesh për Enverin dhe tha nëse e bën mirë detyrën partia dhe populli nuk do të harrojë kurrë”,-tha mjeku Isuf Kalo.

Sipas tij puna afër tij ka qenë e vështirë, ai diktatori Hoxha edhe aktronte. Profesor Kalo tregoi se merrte masa që jo domosdo ishin në përputhje për rrezikshmërinë e problemit, pasi në atë kohë gabimi nuk quhej njerëzor, quhej politik.

“Jam ndierë i përkëdhelur në këtë rast. Për mënyrën se si më ka trajtuar, si ka dialoguar. Ai ishte një njeri i mitizuar, ti thoshe që nuk është si gjithë të tjerët dhe në të vërtetë nuk ishte si gjithë të tjerët.  Kishte në dorë disa gjëra që i ka vetëm zoti. Ishte i mistifikuar në kuptimin e vendimmarrjes, dëshirat e tij ishin urdhër. Ju e dini se çfarë ngjau me gjithë shokët e tij e kështu me radhë”.

Unë e kam respektuar sepse ai rrezatonte një farë autoriteti. Rrezatonte një fare dinjiteti, si person, nuk ishte njeri që ankohej, qahej, ishte mjaft serioz. Ai dhe aktronte.  Aktronte, sepse ai duke qenë ai që ishte në propozonim dhe masa që jo domosdo ishin në përputhje për rrezikshmërinë e problemit. Ne i trembeshim sepse atëherë gabimi nuk quhej njerëzor, quhej politik.  Enver Hoxha aktrimin e kishte art dhe në kontakt me popullin. Nganjëherë aktronte dhe në rolin që bënte si gjysh etj.. Donte të linte një imazh pas, po punonte që të linte një arkivë ku të linte këto gjëra”

Etiketa: isuf kalo
Pas

12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës për…

Para

VIDEO/ Situata zgjedhore në Kosovë, plas sherri mes të ftuarve në studio. Moderatori ndërpret emisionin

Para
VIDEO/ Situata zgjedhore në Kosovë, plas sherri mes të ftuarve në studio. Moderatori ndërpret emisionin

VIDEO/ Situata zgjedhore në Kosovë, plas sherri mes të ftuarve në studio. Moderatori ndërpret emisionin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.