Pak orë pas arrestimit të katër autorëve të dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në afërsi të Rinasit, të tjera detaje dalin në dritë.
Sipas një të përditshmeje shqiptare, i arrestuari nga Fushë Kruja, Ernest Kupa, dyshohet gjithashtu edhe për një tjetër grabitje. Bëhet fjalë për grabitjen e 200 mijë eurove në një qendër tregtare, në prag të Krishlindjeve të 2013-ës, ku autorët ishin të maskuar si babagjyshë. Një nga babagjyshët mendohet të ketë qenë edhe Kupa.
Megjithatë, drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se nuk mund të zbulonte detaje rreth këtij informacioni. “Nuk mund të them këtë nëse ka apo jo”, tha Hodaj.
Në atë kohë, Kupa u arrestua nga policia nën akuzën për “vjedhje”, megjithatë gjykata vendosi ta lirojë për shkak të mungesës së provave. (D.D/Shuplaka)