Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ish-kryetari i Partisë Demokratike është një njeri i shkolluar por që gaboi duke i lejuar vetes veprime totalitariste dhe mungesë të integritetit politik.
I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ , Berisha po ashtu pohoi se do të organizojë protestë kundër rritjes së çmimeve por pa ndërhyrë në lidershipin e organizatorëve të tanishëm të kësaj proteste.
Berisha: Për Bashën kam një keqardhje shumë të madhe për faktin se së pari ai tregoi mungesë të integritetit politik, dhe së dyti është e paimagjinueshme se si një njeri i shkolluar mund të lejojë vetes veprime totalitariste.
-Tani që u riktheve në seli, a beson se do bësh protestë për uljen e cmimeve?
Berisha: Padyshim që do organizohen por respektoj të gjithë ata që organizojnë protesta pa pretenduar tu marr lidershipin.
(E.D/faxweb.al)