Greg Rama, djali i madh i kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit që tornditi vendin mëngjesin e të martës.
Greg Rama madje shkruan se mes viktimave ishte dhe një njeri i afërm i tij së bashku me familjen dhe se akoma dy trupa nuk janë nxjerrë nga gërmadhat.
“Mes viktimave të shumtë nga kjo fatkeqësi natyrore, edhe një njeriu im i afërt, sëbashku me vëllanë e saj, mamin e babin janë gjetur nën rrënoja.Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan i pikëlluar Greg Rama në rrjetet sociale.
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë tronditi vendin mëngjesin e datën 26 nëntor, ku paraprakisht raportohet se kanë humbur jetën 31 persona dhe mbi 650 të tjerë janë të lënduar.
(M.Q/Faxweb.al)